Mirë se erdhët në Gjirokastër!
Gjirokastra është dashuri me shikim të parë. Vend i trashëgimisë botërore të UNESCO, Gjirokastra është bërë e famshme pasi ka ruajtur më së miri kompaktësinë e një qyteti të vjetër me arkitekturë unike, me një kështjellë që sheh gjithë qytetin në pëllëmbë të dorës, me shtëpitë e vjetra që mbështeten në shpatin e malit, secila me fasada guri e druri të mrekullueshme. Si vendi i lindjes së shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare, por dhe i diktatorit famëkeq Enver Hoxha, qyteti është aq intrigues dhe kontravers, pasi ruan mirë gjithë fazat e historisë. Ka shumë për të parë, jo vetëm në këtë qytet unik, por në gjithë rajonin. Shumë afër Gjirokastrës është qyteti i bukur i luleve, Përmeti, i cili përshkohet nga lumi Vjosa, i vetmi lumë i egër në Europë. Një qytet plot mistere është dhe Tepelena, me histori të bukur dhe kanione e ujëvara mahnitëse. Ejani dhe eksploroni me ngadalë këtë rajon unik për të marrë një eksperiencë të paharrueshme.
Ture në Gjirokastër
Eksperienca në Gjirokastër
Shijo Gjirokastrën!
Blogu
Gjirokastra është destinacioni kryesor i rekomanduar në Shqipëri. Lexoni blogun tonë dhe frymëzohuni!
12Jan 2021
Ngjitje në malin me borë të Nemërçkës
Një tur ecje në mes të natyrës së mrekullueshme...
11Dec 2020
10Dec 2020
Të vizitosh Gjirokastrën në dimër
Gjirokastra është një nga qytetet që mund të vizitohen...