Një udhëtim në mbretërinë e natyrës

Jashtë radarit, i egër i paprekur. Ky është Përmeti, një qytet antik prej guri i ndërtuar në brigjet e Vjosës, në një nga lumentë më të rëndësishëm dhe më të pastër të gjithë Ballkanit. Përmeti i prezantohet vizitorëve si një destinacion shumë larg turizmit masiv, një vend ideal për të qendruar në kërkim të relaksit, për gjithkënd që dëshiron të kalojë pak ditë i rrethuar vetëm nga natyra.

Më pak  se 3 orë larg nga Tirana kaotike, nje udhetim i ngadaltë mes natyrës së pashkelur, lumenjve, pyjeve, kanioneve dhe fushave ku gjithandej mahnitesh. Njerëzit këtu vijnë për natyrën e gjelbër dhe për ujërat termale të Bënjës, pishina natyrale 10 km larg qytetit, të famshme që në kohët antike për vetitë e tyre kuruese, të konsideruara nga specialistë si më të mirat në Europë.

Pamja është e denjë për një kartolinë: ujërat ngjyrë turkuazë që rrjedhin nga pishinat përgjatë kanionit Langaricë që është 5 km me burime natyrore dhe pishina me ujë sulfuror; nje ure e ndertuar ne kohen otomane dhe në sfond malet.

Kur kthehesh ne qytet, viziton disa kisha si e Shen Nikoles, e viteve 1700, ajo e Shen e Premtes, apo e Leusës.

Gastronomia është e mrekullueshme, jane të famshëm për glikonë, të bërë me fruta, sipas filozofisë Slow Food.

Një shëtitje në rrugët e ngushta të qytetit, një ngjitje në Gurin e Qytetit ku mund të admironi gjithë Përmetin dhe shtrirjen e Vjosës nga lart.

Nga të gjitha eksperiencat më e këndshmja është rafting në Vjosë me Vjosa Explorer nga Marsi në Nëntor. Së bashku me guidat e tyre të certifikuara, ju udhëtoni mes ujërave kristal, kanioneve, kaloni ngushtica mes shkembenjëve në mes të një peisazhi të pandotur. Impakti i njeriut këtu është minimal. Kjo është thjesht një Mbretëri e Natyrës.

Shkruar nga:  Francesca Massoti

Artikulli Origjinal

Alle terme, in Albania

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Feb 05, 2021

Skip to toolbar