Gjirokastra

Një zgjidhje lokale për një problem global: Shoqata Visit Gjirokastra

Titujt janë plot me lajme negative për turizmin dhe efektet shkatërruese të tij. “Turizmi masiv” jo vetëm po dëmton destinacionet kryesore por po nxit dhe një konkurencë të pandershme dhe informalitetin në këtë sektor.

Megjithatë situata nuk është kaq e zymtë. Një bashkëpunim nga poshtë-lart për menaxhimin e destinacioneve turistike në Shqipëri, ka  filluar të provojë efektet e kundërta të asaj që lajmet ndërkombëtare propogandojnë.

Një iniciativë e qeverisë zvicerane, Risi Albania, po mbështet aktorët e sektorit publik dhe privat në qarkun e Gjirokastrës në jug të Shqipërisë, për të bashkëpunuar dhe për të menaxhuar së bashku destinacionin e tyre, duke i mbështetur ata të krijojnë një shoqatë. Visit Gjirokastra përfshin tashmë 80 biznese të sektorit privat si dhe anëtarë nga 7 bashki të qarkut si dhe nga Universiteti.

Një nga funksionet më të rëndësishme të shoqatës është brandimi i destinacionit. Kjo ka çuar në krijimin e platformës turistike online të shoqatës së turizmit www.visit-gjirokastra.com

Mes aktiviteteve të tjera, shoqata po organizon dhe panaire, festivale, trajnime, workshope, sesione b2b, lidhje me organizata turizmi kombëtare dhe ndërkombëtare etj. Një sfidë e kësaj shoqate është të luftojë informalitetin e lartë mes tur operatorëve lokale. Kjo krijon një situatë të një konkurence të pandershme.

Atëherë si po e zgjidhin këtë situatë për një afat të gjatë anëtarët e kësaj shoqate?

Sa është informaliteti për të cilin po flasim?

Ne jemi në dijeni për mitet e sektorit informal- është një aktivitet i paligjshëm dhe i dëmshëm për zhvillimin. Ka vetëm një tip informaliteti, i cili zhduket me zhvillimin. Formalizimi është status i përhershëm. Në Shqipëri, informaliteti është një pikë e nxehtë dhe turizmi është një nga sektorët më të prekur. Politikbërësit shqiptarë kanë ndërmarrë iniciativa direkte për të përmirësuar situatën në vitet e fundit duke prezantuar paketa fiskale që incentivojnë formalizimin. Sidoqoftë situata mbetet e pandryshuar. Shkaqet e informalitetit janë të shumta dhe komplekse. Sipas raporteve të Këshillit Shqiptar të Investimeve, ato përfshijnë tregun e parregulluar, konkurencën e pandershme, korrupsionin, dhe nje kompleks kornizash ligjore.

Në industrinë e turizmit, situata po bëhet dhe më keq në vitet e fundit për shkak të monopolizimit të marketingut ndërkombëtar dixhital nga platforma të fuqishme udhetimi online, të cilat u ofrojnë turistëve akomodime dhe ture, por promovojnë informalitetin në turizëm për shkak të barrierave të vogla për t’iu bashkuar këtyre kanaleve të marketingut. Komisionet janë shumë të larta, dhe gjithë procesi nuk kontrollohet nga askush, përvec se nga vetë kompanitë përfituese. Bizneset locale si hotele, bujtina, tur operatorë dhe agjenci udhëtimi s’kanë çfarë të bëjnë por bien dakord me kushtet e këtyre kompanive për shkak të mungesës së mundësive të tjera.

Platformat online të turizmit dhe udhëtimeve ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e bizneseve locale të mikpritjes të cilët tashmë mund të kenë akses lehtësisht te klientët përmes kontakteve të drejtpërdrejta. Këto platforma i lejojnë bizneset si hotelet, bujtinat apo operatorët turistikë lokalë të shesin direkt te konsumatorët, të cilët ndryshe nuk do ishte e mundur që të kontaktoheshin, duke garantuar siguri në transaksionet e dy palëve. Por këto platforma krijojnë një hendek në ekonominë informale, dhe mund të kontribojnë në ‘over turizëm’, dhe të devijojnë të ardhurat nga platformat locale të vendit pritës, tek ato ndërkombëtare duke aplikuar dhe komisione të larta si psj 15% që aplikon Booking. Ndërkohë që TVSH për turizmin në Shqipëri është 6% dhe taksa e të ardhurave 10%. Kështu, a ka një mënyrë që autoritetet lokale, bizneset e akomodimit dhe turizmit, ofruesit e platformave turistike të arrijnë të prodhojnë një model fitimtar biznesi për vetë destinacionet locale?

Platformat globale si Booking, Trip Advisor dhe AirBnb janë biznese shkatërruese por që sjellin konsumatorë. Këto modele po ndryshojnë tërësisht mënyrën si turizmi funksionon, kryesisht për turizmin që garon me çmimin: hotelet dhe hostelet po përballen me konkurencë në rritje nga bujtinat dhe format e turizmit informal. Kjo çon në një rreth vicioz të uljes së cmimeve, të reduktimit të kostove operacionale përfshi dhe punësimit. Futja e bujtinave në këto platforma që i lejojnë të operojnë në mënyrë informale po krijon një avantazh të pandershëm konkurues. Autoritetet locale zakonisht janë të papërgatitur për këto sfida dhe administratorët e platformave ndërkombëtare nuk janë gjithnjë në mbështetje të tyre.

Një zgjidhje lokale për problemin global: Shoqata Visit Gjirokastra

Janë dy mënyra për ta adresuar këtë sfidë. E para qëndrimi konfrontues duke vendosur rregulla dhe kufizime për të ngadalësuar këto platforma ndërkombëtare që të kenë dominancë në tregun vendas. Kjo kërkon konsum të madh burimesh dhe për vende të vogla dhe në zhvillim, dhe është faktikisht jo produktive.

Zgjidhja e dytë është të përqafojmë ndryshimin dhe ta bëjmë të punojë në kontekst lokal. Strukturat lokale të menaxhimit të destinacionit si Shoqata Visit Gjirokastra, mund të luajë një rol në këtë cështje, duke futur funksionet e Booking në websiten e saj, duke ofruar prenotime direkte (duke i dhënë kontroll grupeve lokale të interesit) dhe komisione më të ulëta pra 10% që mund të investohen në një fond të përbashkët për promovimin e turizmit rajonal.

Problemi i parë që u ngrit nga anëtarët e Shoqatës ishte nëse bizneset informale të turizmit mund të promovohen në këtë website. Argumenti ishte në favor të përfshirjes së tyre, duke i treguar përfitimet e të qenit në shoqatë dhe anëtarësimit, duke shpresuar se kjo do të sillte dhe formalizimin e tyre. Sidoqoftë argumenti kundër përfshirjes së tyre fitoi: vetëm bizneset e regjistruara mund te jenë anëtarë. Që kur portali është lancuar në qershor 2019, 5 biznese janë formalizuar për tu bërë aëtarë që kanë rreth 15 punonjës total. Edhe pse nuk është ndonjë shifer frymëzuese, gjithsesi është inkurajuese.

Panorama më e gjerë e sektorit informal

Në erën e sotshme të konkurencës së lirë, aktorët e rinj dhe partneritete të reja janë të mirëpritura. Konkurenca është e nevojshme për të ndihmuar konsumatorët të gjejnë një ofertë më të mirë për pagesën e tyre por edhe për një produkt apo shërbim më të mirë. Monopolet shkatërrojnë shancet për këtë.

Fatmirësisht në tregun e prenotimeve online, ka ende një shanc për ta shmangur këtë. Ne e quajmë treg të hapur, ndaj le ta mbajmë kështu, duke siguruar që fusha e lojës të jetë sa më e ndershme që të jetë e mundur. Ky është roli i projektit që Risi Albania po aplikon në Gjirokastër. Visit Gjirokastra thjesht po i jep mundësi grupeve të interesit në rajon të vendosin vetë rregullat e lojës duke u siguruar që gjithkush po garon ndershëm. Por duhet të kemi kujdes që as të mos e demonizojmë dhe as ta bëjmë romantik sektorin informal. Është e rëndësishme të kuptohet larmia në ekonominë informale si dhe faktorët e ndryshëm që ndikojnë në vendimet e individëve apo kompanive për ti mbajtur bizneset e tyre informale.

Problemi është se sic e thote David Pilling që “përkufizimi ynë i ekonomisë është shumë i ashpër’. Shumë nga aktivitetet e sektorit informal nuk shfaqen në statostika që nga tregete fermerëve deri te shitësit vendore nga tregjet e hapura te ato të gjeravë të përdorura. Pavarësisht shumë viteve studim, ende nuk kemi shumë informacion për tranzicionin, adaptimin dhe ndryshimin e ekonomisë informale.

Qasja jonë duhet të fokusohet në stimulimin e ndryshimit në sjelljen e lojtarëve- publikë apo privatë, formalë apo informalë, që ata të jenë më të aftë dhe më të motivuar për të kryer funksionet e rëndësishme në mënyrë efektive. Në mënyrë specifike teksa merremi me ekonominë informale, zgjidhja është as të mos inkurajohen as të mos vihen nën presion, por të hiqen barrierat për gjithë bizneset që të rritet produktiviteti dhe të ketë më shumë kushte për punonjësit.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Nov 20, 2019

Skip to toolbar