Panairi “Shqipëria punon tokën”

Biznese turistike nga qarku Gjirokastër morën pjesë në panairin më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe bashkia Tirane. Panairi u zhvillua në sheshin Skenderbej me 16-17 Nentor 2019.

Për agropërpunuesit dhe artizanët nga Gjirokastra, Përmeti, Tepelena ishte një mundësi e mire për të prezantuar dhe shitur produktet e tyre. Mjalti, arrat, glikotë e Përmetit, ishin më të preferuat nga vizitorët e shumtë. Por edhe produktet e paketuara nga E Dua Gjirokastër dhe produktet bio nga Tranoshishti.

Panairi u vizitua dhe nga zyrtarët e lartë dhe pati jehonë në gjithë mediat vendase. Ishte dhe një mundësi për turistët e shumtë të shihnin se sa shumë produkte tipike, tradicionale ofron vendi ynë. Jo vetëm të huajt që janë në kërkim të produkteve tipike shqiptare, por dhe vetë vendasit tashmë po kthehen tek produktet vendase të cilat i porosisin në avancë te prodhuesit tek të cilët kanë besim.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Nov 18, 2019

Skip to toolbar