Koncerte në Ujërat Termale të Bënjës

Edhe pse gjatë pandemisë gjithë eventet janë anulluar në Shqipëri, në Përmet u gjet një mënyrë e re për të tërhequr jetën kulturore në zonat me hapësirë të madhe dhe të frekuentuara nga turistet.

Te ujërat termale të Bënjës u zhvilluan këtë verë dy koncerte të hapura.

I pari ishte në 16 korrik dhe ishte një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare. Eneida Tarifa dhe banda e saj performuan për orë të tëra për publikun e shpërndarë përgjatë luginës së lumit, por dhe lart nëpër kodra, duke respektuar distancimin social.

Banjat Termale janë vendi më i preferuar për turistët në Përmet dhe aty shkoi dhe jeta kulturore për ti kënaqur ata. Eventi i dytë u organizua më 15 gusht dhe i kushtohej nënave dhe gjysheve, si një falenderim që ato kanë mbajtur gjallë traditën në këtë vend dhe ua kanë përcjellë brezave. Koncerte, panaire ushqimi e artizanati, ishin pjesë e këtij eventi

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Aug 16, 2020

Skip to toolbar