Masat dhe rregullat anti-Covid- pranverë 2021

Situata me Covid19 vazhdon të jetë dramatike në Shqipëri dhe në botë. Numri i rasteve të infektuara dhe i viktimave vazhdon të rritet. Për të parë rastet cdo dite ju lutemi përditësohuni me informacionet e Ministrisë së Shëndetësisë  këtu. Procesi i vaksinimit ka filluar dhe po vazhdon sipas një radhe të caktuar për grupmoshat e mëdha, kështu që do të dojë disa muaj deri sa të vaksinohet gjithë populli.
Ndërkohë ju lutemi informohuni para se të udhëtoni. Disa nga masat aktuale në fuqi janë:
  1. Mbani maskë në cdo ambjent, edhe në rrugë, pasi do gjobiteni nga policia e shtetit.
  2. Baret, restorantet dhe dyqanet janë të gjitha të mbyllura pas ores 20.00
  3. Njerëzit nuk duhet të dalin jashtë nga ora 20.00 pm deri në orën 6.00 am, vetëm me leje të posacme te e-albania.
  4. Ju lutem telefononi për ambulancën  127 . Ka një sërë klinikash dhe laboratorësh privatë për të bërë teste të shpejta për Covid, por dhe analiza PCR, apo analiza gjaku nëse e keni të nevojshme.
  5. Përsa i përket fluturimeve informohuni te faqja e Tirana Airport 
Ministria e Jashtme shqiptare kujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.
Por ka disa masa strikte përsa i përket pikës së kontrollit Kakavijë, Gjirokastër
Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021:
– Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.
– Do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.
– Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.
– Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.
Kujdes kur udhëtoni, informohuni dhe respektoni rregullat. Mos udhëtoni nëse nuk është urgjente apo e nevojshme.
@VisitGjirokastra

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Mar 03, 2021

Skip to toolbar