GJirokaster

Marketingu dixhital në turizëm – Takime B2B në Gjirokastër

Më 9 Mars në Gjirokastër u organizua një event B2B mes bizneseve të turizmit në Gjirokastër dhe 3 ofruesve të shërbimit dixhital marketing. Eventi u organizua nga shoqata Visit Gjirokastra dhe u mbështet nga Risi Albania.

Qëllimi i takimit ishte të lidhte së bashku bizneset e turizmit në Gjirokastër me disa ofrues shërbimi, kompani marketingu të suksesshme për të parë nevojat që kanë bizneset në Gjirokastër dhe për ti ndihmuar ata të përmirësojnë prezencën e tyre online.

Tre kompanitë marketing që bënë prezantimet e tyre ishin: Manderina Promotions, një kompani PR dhe Marketing në Tiranë, Neë Media Communication, gjithashtu kompani digital marketing, dhe Online Marketing Academy që ofron trajnime online.

Krijimi i një website, mirëmbajtja dhe përditësimi i mediave sociale, përgjigjia e klientëve në Booking, Trip Advisor, janë disa shërbime për të cilat cdo biznes në fushën e turizmit ka nevojë që ti mësojë dhe përshtasë. Turistët sot eksplorojnë vetëm në internet për të vendosur se ku do të shkojnë dhe cfarë do të vizitojnë, prandaj prezenca online e cdo biznesi që merret me turizmin nuk është më një zgjedhje, por e detyrueshme. Pas prezantimit, përfaqësuesit e tre kompanive u ulën kokë më kokë për të biseduar me bizneset turistike për të diskutuar nevojat e tyre për të përmirësuar prezencën online.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Mar 10, 2020

Skip to toolbar