Dyqani i Anastas Petridhit
Wood Carving Petridhi Shop, Old BazaarAi është një nga mjeshtrat më të mëdhenj të drurit në qytet.
Ndodhet në Qafën e Pazarit, teksa ngjitesh rrugës për Kala. Bie menjëherë në sy, pasi ka dhjetra objekte të bukura prej druri të nxjerra jashtë. Nëse hyn në dyqanin e tij do mahnitesh nga lloj lloj punimesh me fokus qytetin, heronjtë kombëtarë, shtëpitë e traditat. Anastasi ka mësuar këtë profesion që kur ishte fëmijë. Si të gjithë iku në mërgim, në Greqi në vitet e para të demokracisë për t’u rikthyer në atdhe dhe për të hapur këtë dyqan me punime artizanale.
Tani ai mund të bëjë gjëra të bukura në kohë rekord, madje merr porosi edhe ne vend dhe i realizon ato për turistët që presin. Ai mund të transformojë një copë druri në një vepër arti. Ai mëson shpesh dhe shumë turistë si të punojnë drurin. Pra ai e ka kthyer tashmë në eksperiencë. Ju mund të gdhendi emrin tuaj, ose mund të gdhendni një produkt së bashku me të, sigurisht nëse doni të merrni diçka që vërtet të jetë kujtim i paharruar për ju nga Gjirokastra.