Kalaja e Libohovës ose e Shanishasë

Castle of Libohova
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kalaja e Libohovës ndodhet mbi një kodër shkëmbore, mbi qytetin e vogël të Libohovës. Njihet ndryshe si kalaja e Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelenës. Ishte një dhuratë për dasmën e motrës së tij, ku Shanishaja jetoi me bashkeshortin e saj.

Pozicioni dominues që kontrollon rrethinat e qytetit, si fusha e Dropullit, malet dhe fushat që shtrihen në Jug dhe Perëndim përcakton rolin strategjik të kësaj kalaje që janë si kontrolli i linjave të komunikimit ashtu edhe sigurimi i lëvizshmërisë së lehtë. Kalaja e Libohovës ka një plan pothuajse drejtkëndor, me një kullë në secilin kënd të saj si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje. Kalaja ka qënë një mur rrethues 70 m i gjatë dhe 50 m i gjerë. Brenda fortesës janë të mbrojtura edhe sot rrënojat dhe një pjesë e muraturës së kështjellës si edhe një pjesë e një strukture tjetër të banimit, të tilla si struktura të ndërthurura mbrojtëse me një organizim të sofistikuar jetese.

Kalaja është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena (1741 – 1822), me shumë mundësi, duke përdorur rrënojat e një strukture tjetër. Kalaja konservon tiparet e ndërtimit të kësaj periudhe. Ekzistojnë ende foto të kalasë së diikurshme ku jetonte Shanisaja. Sipas traditës së zonës, Ali Pasha urdhëroi ndërtimin e kalasë për dasmën e motrës se tij Shanishasë. Edhe varri i saj ndodhet në Libohovë, në një zonë mes qiparisave pranë Xhamisë së qytetit.

Skip to toolbar