Edua Gjirokaster

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

EDua është një biznes social, në zemër të pazarit të vjetër, që promovon dhe shet produkte tipike shqiptare, të sjella në dyqan nga fermerët dhe artizanët e rajonit.

Dyqani EDua ndodhet në zemër të Pazarit të vjetër, në zonën muzeale të Gjirokastrës, tek rruga ku ngjitesh për në Kala. Mund ta quash ndryshe dyqani i aromave të mrekullueshme. Gjithë produktet janë të freskëta dhe të përgatitura sipas traditës së vjetër. Në dyqan prezantohen jo vetëm produktet e zonës, por secili produkt mbart dhe një histori: historinë e fermerit, bletërritësit, artizanit etj.

Pronarja e këtij dyqani, ju ofron më shumë sesa thjesht blerjen e një produkti. Ajo thotë se kjo mund të jetë një eksperiencë për gjithkënd që ka kohë dhe dëshiron të jetë pjesë e përpunimit të këtij ushqimi në dyqan. Disa produkte që mund të gjeni këtu janë: Raki, verë dhe pije tradicionale, gliko me gjithë frutat, vaj ulliri, ullinj, produkte bulmeti, drithëra, fruta të thata, zarzavate etj.

Gjithë produktet mund t’i shijoni në katin e dytë në restorantin Edua, të gatuara me shumë dashuri nga gjyshja e familjes që zotëron këtë biznes.

Harta e Edua Gjirokaster

Skip to toolbar