Grupi Polifonik Lunxhëria
Lunxheria region GjirokastraPerformanca e parë e Grupit polifonik Lunxhëria ka qënë kur u vu ne skenë “Dasma Lunxhote” ne teatrin kombëtar në vitin 1974. 18 artistë të grupit, veshur me kostumet e […]
Performanca e parë e Grupit polifonik Lunxhëria ka qënë kur u vu ne skenë “Dasma Lunxhote” ne teatrin kombëtar në vitin 1974. 18 artistë të grupit, veshur me kostumet e famshme Lunxhote, kënduan dhe kërcyen ritet e bukura të dasmës. Një jetë e tërë në skenë me shfaqje, koncerte, këngë dhe valle polifonike. Ka interpretuar në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit: Greqi, Serbi, Sllovaki, Ceki, Belgjikë, Kosovë, Maqedonia Veriore, Mali i Zi.
Grupi është vlerësuar me shumë çmime në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare: 2 herë me çmimin “Laurati i Festivalit” nga presidenti i Shqipërisë, disa herë me çmime të para në festivalin kombëtar në Gjirokastër e Festivale Ballkanike; çmimi i karierës ne “Odën Dibrane” për Z. Koco Vasili i cili e udhëheq grupin, e shumë cmime të tjera pergjatë kësaj experience 46 vjecare.
E veçanta e Polifonia Lunxhote është se realizohet nga gra dhe burra të cilët veshur me kostumet 200 vjecare të trashëguar, të cilët bëjnë valle duke kënduar. Grupi performon në disa prej ambienteve karakteristike në Pazar duke bërë të mundur kultivimin e kësaj trashëgimie kulturore në breza.
Veshjet e tyre popullore janë qindra vjet të vjetra, veçanërisht, me vlera unike kombëtare e ndërkombëtare. Veshja e gruas Lunxhote do të nderonte çdo civilizim në botë. Ky ansambël, trashëgimi e rrallë shpirtërore dhe materiale e krahinës së Lunxherise në zonën e Gjirokastrës, ofron çdo lloj turizmi:
- Koncerte me këngë polifonike dhe këngë vallëzimi, si dhe vallëzim popullor (për një orë 200 Euro; për 30 min 150 euro)
- Fotografi me grupin ose individët në grup (5 euro)
- Kurse të shkurtra për të mësuar këngë dhe valle popullore (30 min – 30 euro)
- Për bashkëpunim na duhen informacionet 3-5 ditë më parë