Lazarat, fshati më i madh në Shqipëri

Lazarat Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Fshati Lazarat i Njesisë administrative “Lazarat”, shtrihet në rrëzë të Malit të Gjerë në një pllajë kodrinore rreth 4 km larg qytetit të Gjirokastrës, duke filluar nga kuotat 220- 500 m mbi nivelin e detit. Ndodhet në anë të rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavijë. Në veri e veriperëndim kufizohet me përroin e Gjokanës, kufiri i Lazaratit […]

Fshati Lazarat i Njesisë administrative “Lazarat”, shtrihet në rrëzë të Malit të Gjerë në një pllajë kodrinore rreth 4 km larg qytetit të Gjirokastrës, duke filluar nga kuotat 220- 500 m mbi nivelin e detit. Ndodhet në anë të rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavijë. Në veri e veriperëndim kufizohet me përroin e Gjokanës, kufiri i Lazaratit me qytetin e Gjirokastrës, në jug me minoritetin grek me Derviçanin, në lindje me fshatin e Kordhocës, në perëndim me Malin e Gjerë dhe me autostraden drejt Greqisë. Në territorin e tij ka disa përrenj dhe shumë shpella. Dy janë monumentet më të rëndësishme kulturore, rrënojat e urës së Shën Kollajve dhe Ura e Kordhocës. Gjithashtu në fshat ndodhen edhe disa objekte kulti, me vlera historike e shpirtërore. Historia e Lazaratit është e lashtë, ajo fillon që me periudhën Iliro-Romake.  Është vendi me 12 orë diell në ditë ne 12 muajt e vitit. Si vendas të patundur, lazaratasit kanë krijuar fshatin më të madh të jugut e ndoshta më i madhi në Shqipëri. Aktualisht jane 750 shtëpi me 4000 banorë. Jenë përmendur si më të preferuarit për produktet blegtorale dhe njihen si banorë me tolerancë fetare që duan të jetojnë në marrëdhënie korrekte reciproke. Historikisht virtutet e tyre u kanë shërbyer vlerave e qëndrimeve kombëtare.

Afërsia me qytetin e Gjirokastrës, shtrirja në anë të rrugës kombëtare por edhe terreni malor, kane ndikuar që në Lazarat të rriten ndjeshëm sektorët e ekonomisë prodhuese (industria e lehtë), tregtia dhe përpunimi i produkteve të qumështit. Eshtë me perspektivë të mirë zhvillimi dhe shfrytëzimi i sektoreve të agro-turizmit dhe bimëve medicinale, kjo edhe për shkak të investimeve në infrastrukturën rrugore. Pothuajse të gjitha akset e brendshme te fshatit janë të asfaltuara, megjithate ka nevojë për ndërhyrje në rrugët brenda lagjeve të tij. Lazarati është skaji me jugor i krahinës etnografike të Labërisë. Me reformën territoriale më 2015 u bë pjesë e njësisë administrative Lazarat. Lazarati është me tokë bujqësore të pakët, por megjithë këtë pjesa me e madhe e lazaratasve janë të punësuar në bujqësi.. Për zhvillimin ekonomik e mirëqënien ka kontribuar mbarështrimi i blegtorisë pasi lazaratasit kanë qenë e janë blegtorë potencialë. Prodhimet e tyre ishin të preferuara në Gjirokastër, Shqipëri e më gjerë. Edhe sot zona është e shquar në prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

Sipas E. Çabej, për nga toponimia ky fshat hyn ndër “katundet e fisit”, duke e pasur emërtimin një lloj shumësi kolektiv nga pikëpamja gjuhësore, “Lazarat” kuptohet si “pasardhësit e Lazarit’. Nga disa toponime te perdorura, “Bregut të Kordhocës” i thonë edhe Bregu i Kollorcës. Sipas legjendës Kollori dhe Argjiri ishin dy vëllezër. Argjiri kishte djem dhe ndërtoi qytetin e kalanë e Gjirokastrës, ndërsa Kollori ndërtoi edhe ky një kala të vogël, në bregun e Kollorcës ku ndodhen edhe sot rrënojat e një vendbanimi të vjetër. Mbasi erdhën sllavët në shekullin VII, Kollori plak mori mbas emrit të tij kuptimin sllav. “Kadrëme” është kadrëm i vjetër në fushen e Lazaratit në krahun e djathtë të lumit Drino. Ky kalldrëm i lashtë lidhte Antigonenë me Sopotin e Finiqin. Por me krijimin e kooperativës së Lazaratit kalldrëmi u prish nga traktorët që pluguan tokën. Kalldrëmi që vjen nga Finiqi e Sopoti humbet në fushë poshtë Lazaratit pasi prej 12 shekujve vendi është mbushur me dhera të sjella nga lumi Selgjika, nga fjala sllavisht selo dhe emri shqip Gjika pra fshat i Gjikës, një vend gropë në rrëzë mali ku besohet se është një vend i shënjtë perëndish. Sipas gojëdhënës po shkove në Selgjik dhe preve dru nga pemët do të të ndodhë një e keqe, thonë banorët e Lazaratit. “Një grua e cila preu dru aty, një fuqi e padukshme e hodhi nga maja e malit poshte në përroin e Sopotit. Sapo ra në tokë gruaja u bë gur.”

Po kush eshte Lazarati? Ai eshte toke shqiptare, popull shqiptar dhe ashtu sic ka thënë shkrimtari yne i madh I. Kadare në takimin që bëri në Lazarat në vitin 1998, ”Ata janë njerëz të zakonshëm por krenare si gjithe shqiptarët…”. Në jug të Shqipërisë por edhe më gjerë shumë herë dëgjohet shprehja “Lazaratasit janë besimtarë”. Ky mendim ka një të vërtetë sa historike aq dhe aktuale, mjaft të hedhim një vështrim historik dhe gjeografik. Fshati është i rrethuar nga objekte fetare e nga këta me i vjetri është Selgjikja në malin e Sopotit, objekt kulti qe mendohet se është besuar që në lashtësi dhe vazhdon të besohet edhe sot. Banoret e fshatit me gjithëse të rritur në një periudhe ku feja ishte e ndaluar, në fillim të viteve “90” nuk e kishin humbur ndjenjën e besimit dhe para se të niseshin për në emigracion shkonin në Selgjike ndiznin qirinj ose hidhnin monedha. Në periudhen romake kur në Ballkan u përhap krishtërimi, Shqipëria ishte nga të parat që pranoi fenë e krishterë edhe Lazarati e pranoi këtë fe. E tregojnë toponimet me emrin “Kishë” që gjenden brenda fshatit dhe përrreth tij, kështu kemi vendet e quajtura “Kisha e Gjoke” në lagjen e Gjoke, Kisha e Meme” aty ku është shkolla e vjetër e fshatit, “Kisha e Tene”,”Kisha e Kurunës” dhe “Kisha e Sopotit”, në Sopot. Të dhënat flasin gjithashtu për ekzistencën e një manastiri në bahçenë e Serjane.

Me pushtimim e Ballkanit nga turqit, në Lazarat ashtu si në pjesën më të madhe të Shqipërisë filloi islamizimi. Sigurisht ky fshat me disa kisha u mundua t’i rezistojë këtij islamizimi dhe dëshmohet se në shekullin e XVI një pjesë e fshatit si pasojë e këtij presioni u largua për në Greqi ku sot ekziston një fshat me emrin Lazarat. Aty ka akoma të moshuar që ende flasin shqip. Pjesa tjetër që mbeti u muslimanizuan në shumicën dërmuese në sektin Bektashi, si dega më tolerante e myslimanizmit. Por edhe më pas për të mbajtur sado pak traditën në mjaft raste u arrit të ruheshin mbiemra të fesë së krishtere, si Gjokaj, Gjinaj, Lekgjonaj, Gjiknuraj, Krishtaj, Gjolleshaj, Kolaj, etj. Sipas gojedhenave rreth vitit 1740 në fshat është ndërtuar xhamia e parë, e cila vazhdoi të fuksionojë deri në periudhën e komunizmit, kohe ne te cilen u shkaterrua. Po rreth viteve 1750-1760 në Lazarat ka ardhur i pari klerik bektashian Baba Zeneli i cili strehohej here pas here në Brahimaj që e kanë shtëpinë në qendër të fshatit. Kur ky klerik ndërroi jetë, fshati ndërtoi Tyrbenë e Baba Zenelit e cila është besuar dhe vazhdon të besohet ende si objekt kulti shumë i shenjtë i fshatit. Në këtë Tyrbe prej qindra vjetësh nga fisi i Brahime brez pas brezi është ndezur dhe vazhdon të ndizet çdo natë një qiri. Veç këtij në fund të fshatit ndodhet dhe një varr i madh i rrethuar me mure që quhet Varri i Dervishit, të cilin lazaratasit e besojnë dhe e mbrojnë nga dëmtimet, ndezin qirinj dhe hedhin monedha. Në kultivimin e besimit bektashian tek lazaratasit, një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur Teqja e Zallit, afër Gjirokastrës dhe Teqja e Melanit, afër Nepravishtës. Shumica e lazaratasve ishin ndjekes të këtyre dy teqeve dhe kryenin në mënyrë rigoroze ritet e bektashizmit. Bektashizmi dhe klerikët e tij siç dihet kanë qenë mbështetës të lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe për përhapjen e gjuhës shqipe. Për këtë arsye pushtuesit grek gjatë evazionit të tyre, të parën shkatërruan Teqen e Zallit si bazë e shqiptarizmit në Jug. Në vitin 1847, në Lazarat nisi kryengritja fshatare e krahinës së labërisë.

Aktivitete tipike që zhvillohen:

Shtator 2018, festivali Argjiro-festë.

Ditet e Trashëgimisë Europiane (Panairi i Artizanit).

13 vjet polifonia shqiptare në UNESKO.

Skip to toolbar