Atraksione arkeologjike & fetare në Gjirokastër
Kisha e Peshkëpisë në Dropull
Kisha e Peshkëpisë ndodhet në fshatin Peshkëpi, në Dropullin e Sipërm, pikërisht në një kodër me qeparisa, nga e cila mund të shohësh poshtë Luginën e Drinos. Kjo kishë është […]
Kisha e Peshkëpisë ndodhet në fshatin Peshkëpi, në Dropullin e Sipërm, pikërisht në një kodër me qeparisa, nga e cila mund të shohësh poshtë Luginën e Drinos.
Kjo kishë është një nga më të rrallat e arkitekturës bizantine dhe artit të hershëm mesjetar. Ndërtimi i saj fillestar daton në vitin 619, ndërsa formën aktuale e mori në shekullin XI.
Pas restaurimit të plotë të bërë kohët e fundit, pas një harrese shumëvjeçare, tashmë është kthyer në një vend të denjë për turistët vendas dhe të huaj.
Pranë këtij fshati, është fshati Glina, i njohur për burimet e pastra të ujit të pijshëm. Peisazhi në këtë zonë është i mrekullueshëm dhe rruga e shtruar dhe asfaltuar.