Pirpiri

Old Bazaar Gjirokastra
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Ne zemër të pazarit karakteristik, ju pret artizania Eli Zhulati në punishten e saj të kostumeve tradicionale të quajtur PIRPIRI, që bashkë me gratë e tjera artizane qëndisin me dorë veshje të ndryshme të jugut.

Ne zemër të pazarit karakteristik, ju pret artizania Eli Zhulati në punishten e saj të kostumeve tradicionale të quajtur PIRPIRI, që bashkë me gratë e tjera artizane qëndisin me dorë veshje të ndryshme të jugut. Kostume të familjeve të famshme Gjirokastrite por edhe të zonave përreth si Lunxhërisë, Zagorisë, Dropull, labërisë etj. Secila veshje ka vecantinë e saj pasi është lidhur ngushtë me zhvillimin historik, ekonomik dhe kulturor të atij vendi.

SI një nga profesionet më të vjetra, artizanati ne Gjirokastër është shumë I zhvilluar, gratë janë të njohura për aftësitë që kanë për punimet e dorës ndërsa burrat përpunojnë drurin dhe gurin.

Fijet e arit dhe mëndafshit mbizotërojnë në këto veshje të cilat I bëjnë edhe më të cmuara. Një nga këto është edhe fustani I gjatë prej mëndafshi apo kadifeje dhe pirpiria (veshje e sipërme) e qëndisur me fije gajtanësh prej ari apo mëndafshi të endur në avlëmënd. Ose fustanella me 500 fletë e burrave me jelekun dhe peshllinë e qëndisur me motive. Këto dhe shumë veshje të tjera, Eli I jep me qera apo I bën me porosi posacërisht për ju për ti patur kujtim e ti trashëgoni ndër breza duke lënë kështu gjurmë shqipëtare.

Punishtja e kostumeve është e hapur cdo ditë nga ora 09:00 – 20:00.

 

Harta e Pirpiri

Skip to toolbar