Restorant Sedati-Libohovë
Rruga Avni Rustemi, LibohovëRestorant Sedati ndodhet karshi kalasë së Shanishasë në Libohovë.
I ndodhur karshi kalasë së Shanishasë, kalasë qe Ali Pasha ndërtoi për motrën e tij, restoranti i Sedatit në Libohovë, qysh prej 20 vjetësh ofron të njëjtën cilësi dhe shije të gatimeve tradicionale të asaj zone.
Cdo mëngjes Sedati kujdeset që ta zgjedhë vetë mishin e qengjit nga çobanët e fshatit, bulmetin nga baxhot apo perimet dhe erzat e shumëllojshme nga fermerët e vegjël të cilët I sigurojnë cilësinë më të mirë për gatimet e tij.
Lakrori me themër kryeson menunë, qengji në hell, shapkat dhe byreku me lakra, sarmatë me lulet e kungullit apo përsheshi me të brendshme. Lezetuar me erzat e shumta të Libohovës bëjnë që këto gatime të jenë unike.
Restoranti ofron ambjente te brendshme dhe te jashtme, në katin e dytë të ndërtesës, me një kapacitet prej 120 personash ku mund ta pronotoni edhe për evente familjare.