Selcka, fshati me ujëvarë

Pogon, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Selcka është fshati më i largët i Lunxhërisë. Sot administrativisht është pjesë e bashkisë së Dropullit por historikisht dhe kulturalisht është pjesë e Lunxhërisë.
Gryka e Selckës, me gjatësi rreth 6 km, është një Monument Natyre në Shqipëri dhe ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto. Në disa sektorë Gryka ngushtohet shumë, dhe merr formen e kanionit. Aty ndodhet dhe nje ujëvarë magjepsëse.
Fshati është i vogël dhe piktoresk dhe përmban, përveç bukurisë natyrore, edhe banesa të ruajtura mirë, kroje me arkitekturë interesante dhe dy kisha.
Në fshat ndodhet kisha e Shën Kollit (St. Nicholas), e fundit të shek. XVII, ku ndodhet edhe varreza e fshatit. Kisha e ruajtur mjaft mirë ka arkitekturë elegante ku spikat kambanarja madhështore. Në brendësi ruhen mjaft mirë afresket dhe një pjesë e ikonostasit prej druri të gdhendur e të praruar me mjaft vlera.
Në fshat ka edhe një çesmë (krua) të përfshirë brenda një strukture me harqe dhe të mbuluar me kupolë.
Mbi fshat ndodhet kisha e Shën Premtes (St. Parasceve) më e vonë se e para. Nga oborri i kësaj kishe ka një pamje të bukur mbi fshatin dhe grykën e Selckës. Kisha është e thjeshtë nga jashtë por brendësia e saj spikat për hijeshinë me ikonostasin shumë të bukur, fronin e peshkopit dhe ambonin, të gjitha të gdhendura në dru e pjesërisht të praruara. Edhe kapitelet e kolonave të dekoruara me stuko kontribuojnë në pasurimin e dekorit të brendshëm.

Skip to toolbar