Dyqani i qëndistarisë Vjollca Mezini

Vjollca Mezini Souvenir Shop
(Average 0 of 0 Ratings)
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Ky dyqan ndodhet gjithashtu në Pazarin e Vjetër, në hyrje të tij.

Vjollca është ndër të paktët qëndistarë të talentuar që kanë mbetur në qytetin e gurtë. Gjithë familja e saj në disa breza ka trashëguar këtë mjeshtëri dhe e ushtron prej 80 vitesh. Ajo e ka mësuar nga gjyshja e saj që punonte me murgeshat italiane dhe qëndiste gjatë LII botërore. Në 1993 Vjollca pati disa kërkesa nga jashtë vendit për punime të tilla me dorë. Ajo së bashku me disa gra të qytetit u organizuan dhe nisën të qëndisnin e bënin grep në shtëpi dhe i shisnin në Greqi. Me pas e kuptoi se duhej të hapte dyqanin e vet, për të realizuar gjithë porositë që i vinin por dhe për të shitur gjithë produktet e grave dhe vajzave të qytetit në një dyqan për gjithë turistët.

Vjollca e di se çfarë duan turistët dhe u shërben me kënaqësi. Ajo ka krijuar me punët e saj dhe imazhin e qytetit, pamje te shtëpive të bukura, kështjellën, dhe vende të tjera të njohura, duke i punuar ato me shumë mjeshtri në produktet që tregton. E gjeni në rrugën sa hyn te Pazari i Gjirokastrës në të majtë.

 

Map of Dyqani i qëndistarisë Vjollca Mezini