Sporte natyrore dhe kamping në Qilarisht

Qilarisht Permet
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )

Përjeto natyrën në një experiencë ndërthurur me adrenalinë në kampingun në fshatin Qilarisht, ngjitjen në mal apo rafting në lumin e egër të Vjosës.

Robert Tabaku i certifikuar për të udhëhequr disa sporte në natyre, që prej 5 vitesh ofron ture experience në Përmet. Ngjitje në malet Dhembel dhe Nemerçkë me disa nivele vështirësie, ngjitje në terene shkëmbore, rafting në Vjosë apo sportin e canoes.

Në kampingun e ngritur në fshatin Qilarisht, ju pret bashkëshortja e Robertit për të shijuar një drekë përmetare gatuar në zjarr me produktet e zonës. Ofrohet fjetje në tenda apo rulo, ose mund të parkoni kamperin tuaj. Mos u shqetësoni për pajisjet, është çdo gjë e siguruar nga Alb Turist. Çifti Tabaku ju mirepret për t’iu rikthyer natyrës pas këtij distancimi të gjatë. Le të mbështesim së bashku bizneset e vogla në këto fshatra që ju ofrojnë mikpritje dhe dashuri.

 

    Rezervo dhome


    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    hotel-imghotel-imghotel-imghotel-img
    Skip to toolbar