Bujtina Vasi
Karjan villageBujtina Vasi, ndodhur mbi një kodrinë në fshatin Karjan të qytetit të Gjirokastrës, mirëpret turistë të cilët duan të përjetojnë eksperiencën e jetës së fshatit.
Bujtina ofron 13 shtretër të ndarë ne dhoma dopio dhe treshe, me pamje nga fushat e mbjella, ndriçuar bollshëm nga dielli. Po ashtu aty mund të shijoni gatimet e shijshme me produktet e baçes, mishin e malit dhe djathin e shtëpisë.
Ju mund të bëheni pjesë e punëve të fermës që bujtina ka si nxjerrja e rakisë së rrushit, mbjellja e patates apo ajo e misrit. Gjithashtu mund të vizitoni pikat turistike si Kishën e Labovës së Zhapës apo banesën e vëllezërve Zhapa, guiduar nga i zoti i shtëpisë.