Bujtina mbi Kanion, Nivica

Nivice, Tepelene
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
hotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-img

Bujtina mbi kanion, si dhe vetë emri që mban, është një bujtinë karakteristike e ndërtuar me gurë e cila qëndron mbi kanionet e Nivicës në Kurvelesh, duke ofruar një pamje të mrekullueshme që të lë pa frymë.

Ofron kapacitet fjetje prej 18 personash, e ndarë në dy shtëpi tradicionale duke ruajtur mobilimin origjinal të shtëpive të zonës.

Aty gjithashtu mund të shijoni vaktet me produktet e fshatit gatuar në saç dhe zjarr si petaniku, byreku me lakra, tavat me mish qengji dhe patate apo oriz me zogj fshati etj.

Zgjimi në agim dhe mëngjesi me petulla me mjaltë në ballkonin e bujtinës, përball kanioneve madhështore, do të jetë një eksperiencë e paharruar.

Guida do ju shoqërojë të eksploroni natyrën përreth kanioneve si shpellën me qiell, lisat e shenjtë apo pellgun e zi etj.

Bujtina po ashtu ofron mundësinë e kampingut në oborrin e saj.

Familja Merja ju mirëpret për një eksperiencë të paharruar!

Prenotoni

Jemi këtu