fbpx

Praga Hotel- Gjirokastër

Street Palorto, Gjirokastra
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
hotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-img

Nëse do zgjidhni të vizitoni Gjirokastrën dhe doni të përjetoni një eksperiencë të plotë dhe mbreslënëse, provoni të akomodoheni në një prej shtëpive karakteristike mikëpritëse.

Hotel Praga, e ndodhur në një prej lagjeve më të vjetra “Palorto”, është  ndërtuar në vitet 1826 nga familja Hoxha si banesë karakteristike. Në oborrin e të cilës ngritën mullirin qe punonte me kuaj për të bluar drithërat që funizonin qytetin.

Sot funksionon si një strukturë akomoduese, arreduar në mënyrë karakteristike me gur dhe dru të gdhendur për të mirëpritur turistë. Do të ndiheni si miqtë e agait, madje do të keni mundësi të vizitoni edhe mullirin e vjetër I cili ruhet ende në oborrin e shtëpisë.

Në ambjentin e jashtëm ndodhet edhe pishina verore me një pamje spektakolare të të gjithë qytetit dhe banesave karakteristike.

Hoteli ofron 9 dhoma, akses falas ne pishinë dhe mëngjesi i përfshirë.