Veal Complex, Tepelenë

(Average 0 of 0 Ratings)
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
hotel-imghotel-imghotel-img

Mund të zgjidhni të akomodoheni në dhomat e hotelit komod me pamje nga Vjosa rrëzë malit, apo të shijoni natyrën poshtë yjeve me rulotë në kampingun e kompleksit.
Gjatë ditës kompleksi ofron eksperienca lidhur me historinë e qytetit apo eksperienca në natyrë. Vizita në kampin e internimit, kalaja dhe muzëu etnografik do tju lënë mbresa të thella nga Tepelena, historia e lavdishme por edhe ajo e viteve të errta të Shqiperisë.
Nisja bëhet me këmbë nga kompleksi dhe pas 10 minuta ecje do të gjendeni para disa godinave vendosur në fushën rrëzë kalase. Ndërtuar gjatë pushtimit Italian të Shqiërisë si kazerma ushtarake, pas vitit 1949 u përshtatën si vendbanime për të internuarit sipas shembullit Sovjetik si Siberia. Ende dallohen shënjat e jetëve të grumbulluara nga familjarët e të dënuarve, të arratisurve apo “dezertoëve” ku u mbajtën edhe një numër I madh fëmijësh.
Do të vazhdohet me vizitën në shtëgun e vjetër të hyrjes në kala, në afërsi të kampit, ku ecja do të vijojë përgjatë murit rrethues së kështjellës. Do të njiheni me historinë e Ali Pashë Tepelenës dhe bëmat e tij si dhe bashkëjetesës brenda kalasë.
Më tej një vizitë në muzeun e Tepelenës, vetëm 10 minuta ecje në këmbë nga kalaja, do tju njohë me etnografinë dhe kostumet e zonës, dorëshkrimet dhe fotografi të vjetra të Ali Pashës dhe historinë e zonës për tu kthyer më pas për 15 minuta në vendnisje.
Dreka ofrohet me menu tradicionale, me mishin e bagëtive të Dhëmblanit, mbyllur me erza në tavë balte dhe pjekur në furrë druri, kulaç me dhjozmë, tava me patate dhe sherebelë apo pulat e Salarisë mbushur me arrë e gështenja.
Gjatë mbasdites do të keni mundësi të peshkoni në lumin Vjosë, të shoqëruar me një pëshkatar profesionist, pasi të jeni paisur me setin e peshkimit. Kjo eksperiencë do të jetë sa argëtuese edhe
sfiduese në pritje të gjahut tuaj. E nëse do të jeni me fat, darka juaj do të jetë peshk në zgarë, në oborrin e gjelbëruar të kompleksit. Ose mund të zgjidhni pasta apo pizza nga menuja mesdhetare në furrë druri, nën dritën e yjeve dhe flladin e Vjosës.

Terma dhe kushte:
Çmimi half board: 3200 lekë / personi
Përfshihen:
 Akomodimi në hotel një natë
Mëngjesi dhe darka me menunë tradicionale të zonës
Vizitat në kampin e internimit, kala dhe muzeun etnografik. Guida shoqeruese.

Çmimi full board: 5500 lekë / personi
Përfshihen:
Akomodimi në hotel një natë
Mëngjesi, dreka dhe darka me menunë tradicionale të zonës
Vizitat në kampin e internimit, kala dhe muzeun etnografik. Guida shoqeruese.
Eksperienca e peshkimit, guida e peshkatarit profesionist.

Here we are