Sokaku i të Marrëve

Rruga Sokaku i te Marrëve, Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-img

Kjo është rruga më e famshme në Gjirokastër. Në fakt është thjeshtë një rrugicë, shumë e pjerrët, dhe në pamje të parë nuk ka asgjë të veçantë për t’u dalluar nga rrugët e tjera të Gjirokastrës. Por historia e saj është interesante dhe mund ta gjeni të përshkruar në disa libra të shkrimtarit Ismail Kadare. Sokaku i të Marrëve e ka marrë këtë emër për shkak të një historie shumë gazmore. Rruga ishte e shtruar me gurë të parregullt të cilët shkëputeshin kur njerëzit ecnin në të. Madje kur njerëzit vraponin, duket sikur gurët i ndiqnin prapa. Ato bënin zhurmë pas njerëzve, dhe njerëzit vraponin dhe më shumë nga frika e tyre. Gjatë kohës komuniste, rruga u quajt “Rruga e Pionerëve” pasi u rishtrua me gurë më të vegjël nga pionerët. Por pas regjimit, sërish rruga mori emrin tradicional me të cilin e njohin banorët e zonës. Nuk ka nevojë për biletë për të parë këtë atraksion.

Harta e Sokaku i të Marrëve

Skip to toolbar