Hidhen hapat e parë drejt krijimit të portalit informativ të turizmit Gjirokastër

Aktorë të sektorit publik dhe privat të turizmit u mblodhën në Gjirokastër për të hedhur hapa konkretë për krijimin e portalit të turizmit për Qarkun Gjirokastër. Për herë të parë në Shqipëri, përfaqësues të të qeverisjes vendore, tur-operatorë, biznese që operojnë në sektorin e turizmit, ekspertë dhe përfaqësues të Universitetit të Gjirokastrës zgjodhën bordin e menaxhimit përgjegjës për portalin e turizmit. Bordi përfshin përfaqësues nga:

  • Hoteleria
  • Tur-operatorët dhe guidat
  • Kulinaria dhe artizanati
  • Sipërrmarja e turizmit rural
  • Akademia
  • Bashkia
  • Marketingu dixhital

“Ne e mbështetëm këtë inisiativë dhe e kemi planifikuar tashmë në buxhetin tonë për vitin 2019, pasi ne besojmë se ky portal është vendimtar për promovimin e Gjirokastrës” – theksoi kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami.

Me mbështetjen e projektit RisiAlbania të financuar nga qeveria zvicerane portali i turizmit për qarkun Gjirokastër është frut i një partneriteti të qëndrueshëm mes të gjithë aktorëve dhe do të krijojë mekanizmin e duhur përgjegjës për promovimin e Gjirokastrës si destinacion turistik për turistët vendas dhe të huaj.

“Menaxhimi i portalit është pjesa më e rëndësishme e kësaj inisiative që synon të sjellë më shumë turistë në Gjirokastër, më shumë të ardhura për bizneset lokale dhe mirëqënie për banorët e saj”, theksoi Edlira Muedini, menaxhere e projektit RisiAlbania.

Me krijimin e bordit të menaxhimit, Gjirokastra ka hedhur hapin e parë drejt krijimit të portalit që do të tërheqë turistë dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

About the Author

By Elmira / Administrator, bbp_keymaster

Follow elmira
on Mar 29, 2019

Latest Blog