Gjirokastra, në kopertinën e Travel Weekly

Gjirokastra është zgjedhur si cover per revisten Travel Weekly ne edicionin online te kesaj jave.

Qyteti i Gjirokastrës, pjesa unike e pazarit është përzgjedhur për të përfaqësuar dhe njoftuar panairin New Deal Europe, qe është planifikuar në Londër më 4 prill. Nje përfaqësi e Visit Gjirokastra do të jetë e pranishme në këtë panair, që konsiderohet si I vetmi panair për turizmin për Ballkanin dhe Europen Juglindore.

Ekipi I New Deal Europe ishte në Tiranë javën e shkuar, ku zhvilluan takime me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me përfaqësues të Risi Albania që mbështet organizatën Visit Gjirokastra.

Ne jemi të lumtur që jemi përzgjedhur në këtë cover por mbi të gjitha që do jemi pjesemarres në panairin e Londrës, ku do prezantojmë ofertën turistike të gjithë qarkut Gjirokastër.

Visit GJirokastra është organizata e vetme e këtij lloji në Shqipëri, që menaxhon turizmin në nivel qarku (7 bashki) dhe që ka unifikuar ofertën turistike të gjithë këtij rajoni për tia prezantuar atë mbarë botës. Visit Gjirokastra synon të bëhet DMO e pare në Shqipëri, pasi tashmë përfaqëson jo vetëm bizneset e qarkut por dhe përfaqësues të pushtetit public local janë pjesë e kësaj organizate.

Gjirokastra është zgjedhur si cover per revisten Travel Weekly ne edicionin online te kesaj jave n online edition of this week. Gjirokastra is chosen among all Balkan Countries, to represent the fair of New Deal Europe, which is planned to be held in London, 4rth of April 2022. Visit GJirokastra association will be part of this great event, which is the only travel trade fair for the Balkans and south -east Europe. The team of New Deal Europe was in Tirana last week, where they hold meetings with the representatives of National Tourism Agency, Risi Albania who supports Visit Gjirokastra, and the team of Visit Gjirokastra

Lexoni edicionin online te Travel Weekly 24 February 2022 :: 30 (yudu.com)

Per me shume informacione rreth panairit te New Deal Europe: New Deal Europe,travel trade platform focused on the Balkan region of Europe.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Feb 23, 2022

Skip to toolbar