Gjirokastra city

Gjirokastra, qyteti unik në Balkan- El Pais

Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë larg hartës së turizmit botëror. Por tani shqiptarët duan ti tregojnë botës për bukuritë e vendit të tyre si dhe ti mësojnë për kulturën dhe natyrën e tyre. Dhe kjo duhet bërë para se turizmi masiv ta zbulojë këtë vend. Kështu e përshkruan gazeta e njohur spanjolle El Pais Shqipërinë, të cilën ia rekomandon turistëve spanjollë  për të vizituar sa më parë këtë vend. Artikulli sugjeron 12 vendet që duhen vizituar në Shqipëri që nga Shkodra e deri në Butrint. Sigurisht Gjirokastra është një detyrim për këdo që viziton Shqipërinë.

Ja si përshkruhet Gjirokastra:

Duke udhëtuar thellë në jug, do gjeni një vend unik në Shqipëri e Ballkan: Gjirokastra apo Argirocastro (qyteti argjend në Shqip), një qytet që ndodhet në një luginë idilike që rrethohet nga fshatra dhe kisha të vjetra bizantine. Për të kuptuar origjinën e këtij qyteti, është mirë ta shihni pas shiut, kur gurët e shndritshëm të  fortesës, (të pasur me legjenda por dhe me famën e errët se është përdorur si burg në disa momente të historisë së vet), do të shkëlqejnë dhe reflektojnë si metal.

Gjjirokastra, rreth 215 km në jug të Tiranës, është një nga destinacionet më ibnteresante në vend, me një kala të madhe që sheh luginën e Drinos dhe një bazar që mbetet qendra e jetës lokale pavarësisht turistëve. Por mbi të gjitha qyteti ka një harmoni të ndërtesave tip kullë me origjinë otomane, që duken sapo i afrohesh qytetit. Disa mund të vizitohen, të tjera vetëm të admirohen nga jashtë. Qindra shtëpi të tilla munumentale të erës otomane përbëjnë qendrën historike me kurorë kështjellën, e cila gjatë regjimit komunist është konsideruar qytet muze i gjithë. Kjo sepse ka qenë dhe vendlindja e diktatorit Hoxha, i cili e kurseu këtë vend, pa bërë ndërhyrje arkitekturore, sic bëri në qytete të tjera të Shqipërisë. Falë kësaj, vizitorët tashmë mund të kene një fragment të paprekur të Shqipërisë së shekullit të 19.

See full article here: https://bit.ly/2PQvrh7

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Mar 05, 2020

Skip to toolbar