Qyteti muze i UNESCO-së

Gjirokastra është listuar në UNESCO në 2005 si një shembull i rrallë i arkitektures tipike të periudhës osmane. Gjirokastra e vendosur në Luginën e Drinosit ngrihet mbi një shpat mali me një sërë shtëpish dykatëshe me gurë, të cilat janë ndërtuar kryesisht në shekullin e 17. Qyteti ka një Pazar gjithashtu të vjetër, një xhami të shekulllit të 18 dhe dy kisha të të njëjtës periudhë. Qendra historike e qytetit është e ruajtur mjaft mirë, por vecanërisht ndërtesat karakteristike. Ato janë banuar që në kohë të hershme e deri në ditët e sotshme. Këto shtëpi krejt unike në jugun e Shqipërisë, janë një dëshmi e jetës, pasurisë, diversitetit të trashëgimisë arkitekturore të gjithë rajonit.

Gjirokastra është ndërtuar nga njerëz të pasur pronarë të këtyre tokave. Përrreth kështjellës së shekullit të 13-të, qyteti ka shtëpi kullë, që janë karakteristike për rajonin e Ballkanit.  Gjirokastra ka shtëpi të jashtëzakonshme të këtij tipi, që datojnë në shekullin e 17, por shumica e shtëpive të ruajtura mirë I përkasin shekullit të 19-të.