Informacion për turistët rreth koronavirusit

COVID 19 është virusi që ka mbyllur brenda gjithë botën, duke bllokuar në veçanti turizmin.

Situata aktuale e udhëtimit

Për momentin janë anulluar gjithë fluturimet nga Tirana për në gjithë destinacionet e botës. Janë anulluar po ashtu gjithë udhëtimet me target dhe kufijtë tokësorë janë mbyllur. Baret restorantet, po ashtu gjithë bizneset janë mbullur dhe Shqipëria është e gjitha në karantinë. Ka disa fasha orari për të lëvizur njerëzit për të bërë pazaret dhe për të blerë gjërat e domosdoshme. Orari për të lëvizur njerëzit është nga ora 5-13 cdo ditë. Por dhe për këtë ka kufizime pasi jo cdokush mund të dalë nga shtëpia. Lejohet vetëm një person i familjes, i cili paraprakisht duhet të marrë leje te portali e.albania.al Aty duhet të aplikojë me kartën e ID, ndersa per ata qe nuk kane ID ose jane te huaj, ose nuk kane internet per te aplikuar mund te bejne nje mesazh ne numrin 55155. E diela është e ndaluar për këdo që të dalë nga shtëpia. Për makinat merret leje te drejtoria e Policisë në cdo qytet.

Çfarë e pret vizitorin në Shqipëri

Ka kontrolle të shtuara në pikat kufitare tokësore me Shqipërinë. Cdo turist është i detyruar ti nënshtrohet kontrollit të temperatures dhe kontrolleve të tjera si marrja e mostrës, kur ekipet mjekësore e shohin të arsyeshme. Nëse ekipet mjekësore gjykojnë që për ndonjë prej udhëtarëve të merren masa shtesë, ju lutem binduni dhe ndiqni udhëzimet e tyre për karantinë apo për dërgim në spital. Jepni të dhëna të sakta se nga vini, dhe nëse keni qënë në vendet që tashmë janë të infektuara apo jo. Ndihmoni veten dhe të tjerët. Per qytetaret qe kane mbetur ne zonat neutrale, duhet te telefonojne ne Ministrine e Jashtme ose te shkruane ne https://punetejashtme.gov.al/.

Çfarë masash duhet të marrë cdo turist në Shqipëri

Nëse keni temperature, apo ethe, fillimisht qëndroni në shtëpi sic bëni për gripin e zakonshëm. Jeni të detyruar të qëndroni për 2 jave të izoluar në shtëpi, apo në dhomë hoteli pa takuar njerëz të tjerë.ndiq këto hapa:

  • Shmang takimet e duarve
  • Laj duart rregullisht pasi prekni gjithcka jashte
  • Shmangni ferkimet e syve, hundes, gojes
  • Kur kollisni apo teshtini mbuloni hunden dhe gojen me beryl
  • Perdorni një shami kur teshtini dhe largohu nga të tjerët
  • Mos përdor maskë, nuk ndihmon por mund ta shtojë rrezikun e kontaminimit
  • Distanca nje ose dy meter larg nga cdo individ

Çfarë të bëj nëse kam komplikacione?

Nëse keni simptomat e virusit, si dhimbje fyti, kollë dhe probleme në frymëmarrje, telefononi numrin 127. Mos shko në spital, por përgjigju pyetjeve që të bëjnë shërbimet e urgjencës në telefon. Ji I sinqertë dhe ndiq udhëzimet e tyre. Ata vendosin nëse do të vijnë në shtëpinë tuaj, apo në hotel dhe të marrin mostrën për analizimin e sëmundjes. Analizat dalin brenda 8 orëve dhe vendosin nëse ju jeni pozitiv apo negative ndaj COVID19. Pas kësaj gjithcka është në gjykim të autoriteteve mjekësore për t’ju marrë drejt spitalit apo për tju dërguar në karantinë.

Faleminderit!

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Mar 11, 2020

Skip to toolbar