Ismail Kadare

Kadare, fituesi i 2 çmimeve prestigjoze letrare në 2019

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar me famë botërore sapo ka fituar një tjetër çmim të madh në letërsi, pikërisht Nobelin amerikan,  çmimin ndërkombëtar “Neustad 2020”. Kadare është shpallur pak ditë më parë laureati i 26 i këtij çmimi ndërkombëtar.

Çmimi Neustad konsiderohet si NOBELI amerikan dhe jepet një herë në dy vite. Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme, tha se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”. Çmimi Neustadt është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara. “Neustad” i jepet një poeti, romanticieri apo dramaturgu dhe fituesit marrin 50,000 dollarë, një pendë shqiponje e argjendtë dhe një çertifikatë.

Po këtë vit Ismail Kadare fitoi një tjetër cmim prestigjoz, cmimin Pak Kyongni për 2019, në Korenë e Jugut. Kim Uchang kreu i komisionit përzgjedhës të këtij çmimi tha se puna e Ismail Kadare i ka bërë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë lidhjen e fuqishme me disa momente të caktuara të historisë. Ceremonia e dhënies së këtij cmimi u mbajt në Tetor në korene e Jugut. Më shumë se 350 shkrimtarë në gjithë botën konkuruan për këtë cmim, që u krijua në 2011 nga fondacioni kulturor Toji, dhe nderon cdo vit shkrimtarët e klasit të parë për kontributin e tyre në letërsi. Ky cmim shoqërohet me rreth 100 mijë dollarë kesh, duke e bërë dhe cmimin më të lartë që jepet në këtë fushë.

I lindur në Gjirokastër më 1936, Kadare është shkrimtar, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar që ka shkruar një numër të madh librash të përkthyer në dhjetra gjuhë të botës. Ai mori famë me librin e tij Gjenerali i Ushtrisë së vdekur, të shkruar në 1963 një libër që fitoi shumë cmime, përfshi dhe Man Booker International ne 2005. Ky libër u botua në frëngjisht pasi u përkthye nga Isuf Vrioni dhe u botua nga Albin Michel në vitet 70 cka e bëri Kadarenë shumë të famshëm. Por ky roman i shkaktoi probleme në Shqipëri me sistemin komunist. Ai u detyrua të kamuflonte gjuhën në romanet e veta për të mos u atakuar direkt me sistemin. Pallati i Ëndrrave në fakt ishte një roman anti totalitarizmit dhe u publikua në Shqipëri në kohen e regjimit komunist. Ndaj veprës së tij pati shumë kritika, ulje e ngritje e megjithatë regjimi e kurseu. Kadare më pas kërkoi azil politik në Francë. Në 1992 ai fitoi cmimin Prix mondial Cino Del Duca; në 1998 fitoi Herder Prize; në 2005, fitoi Man Booker International Prize; në 2009, the Prince of Asturias Award of Arts; në 2015, the Jerusalem Prize, dhe në 2016, ai mori medaljen Commandeur de la Légion d’Honneur në Francë. Kadare është konsideruar një nga intelektualët dhe shkrimtarët më të mëdhenj europianë të shek të 20 dhe konsiderohet një zë universal kundër totalitarizmit.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Nov 01, 2019

Skip to toolbar