Mblidhet Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit, Qarku Gjirokastër

Më 11 shkurt, u zhvillua në Gjirokastër takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, nën drejtimin e prefektit të qarkut Odise Kote. Të pranishëm ishin përfaqësues të shoqatës turistike të qarkut Visit Gjirokastra, përfaqësues te drejtorive të trashëgimisë kulturore, përfaqësues të tur operarorëve dhe shoqatave hoteliere etj. Kryefjala e takimit është përgatitja e një sezoni turistik më cilësor dhe më fitimprurës për qarkun Gjirokastër.

Në takim u theksua se ka një rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj krahasuar me vitin 2020, konkretisht gjatë vitit 2020 qarku Gjirokastër është vizituar nga rreth 104 774 turistë dhe gjatë vitit 2021 kjo shifër është dyfishuar me rreth 220 990 turistë. Z. Kote theksoi se duhet që të gjithë institucionet e qarkut të jenë në funksion të plotë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin për të zhvilluar turizmin në qarkun tonë, ashtu sikurse dhe midis operatorëve turistik të krijohet një partneritet me qëllim krijimin e një industrie turistike. Prefekti nënvizoi objektivat për zhvillimin e turizmit për vitin 2022 duke përmendur:

  • Rritjen e numrit të vizitorëve në rang qarku dhe kohë qëndrimit të tyre përmes një promocioni të fuqishëm;
  • Përmirësimin e nivelit të shërbimit në sferën turistike dhe ofrimi i një mjedisi sa më të pastërt për vizitorët vendas dhe të huaj;
  • Rritjen e aplikimeve dhe përfitimeve nga projektet e akorduara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Z. Kote theksoi se është ngritur një grup monitorimi pranë Prefektit të qarkut ku një nga anëtarët e grupit të shoqatës “Visit-Gjirokastra” dhe përfaqësues i Prefektit të qarkut Gjirokastër do të koordinojnë punën me qëllim koordinimin, bashkëpunimin dhe monitorimin e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit. Z.Kote kërkoi ngritjen e grupeve të punës nga bashkitë dhe institucionet shtetërore në nivel vendor për mbarëvajtjen e sezonit turistik duke detajuar planin e punës me të gjithë elementet e saj me synim që gjithë së bashku të zhvillojmë rajonin.

Në vazhdim fjalën e morikryetarja e bordit të shoqatës “Visit-Gjirokastra” znj. Kristina Fidhi, e cila u shpreh se sezoni turistik në qarkun Gjirokastër duhet të jetë gjithëvjetor. Znj. Fidhi u shpreh se për këtë vit pritet që të tejkalohen me 20% të vitit 2019 në bazë të rezervimeve, një e dhënë që i çon përpara sfidave në përmbushje të kërkesave që duhet të plotësohen. Znj. Fidhi theksoi se rritja e numrit të vizitorëve duhet të shkojë bashkë me cilësinë, pra kualifikime të operatorëve turistik që do të thotë rritjen e standarteve për shërbimin e ofruar në kuadrin e një biznesi turistik.

Znj. Fidhi shtoi se ka një dyfishim të fermave, por vihet re një frenim i investimeve me fillimin e pandemisë , ku 29 % e bizneseve nuk kishin mundësi të kryenin pagesat e kredive të marra pasi patën humbje, anullime rezervimesh, ndërsa këtë vit janë rikthyer investimet e vogla nga ana e tyre.

Znj. Fidhi shtoi se puna e Visit-Gjirokastra konstiston në informimin e këtyre bizneseve në aplikimin e projekteve, që sjellin përfitime për to, por duhet që dhe bashkitë të ofrojnë një qasje më të butë me operatorët turistik duke patur kontakte të vazhdueshme me ta.

Znj. Fidhi nënvizoi se për sitet arkeologjike duhet të përditësohen oraret e hapes dhe të mbylljes të siteve kulturore dhe në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse. Ajo theksoi se “Visit-Gjirokastra” do të marrë pjesë në 3 panaire të rëndësisshme ndërkombëtare në panairin e Londrës, Dubait dhe Selanikut, ku së bashku me “Visit-Saranda” do të përfaqësohen me një të vetëm dhe oferta turistike të ndërlidhura.  Më pas, znj. Fidhi propozoi që të krijohet një komitet i ekspertëve teknik me bashkitë e qarkut për të diskutuar për strategjinë mbi destinacionin me qëllim që mos miratohen buxhete pa marrë parasysh nevojat e turizmit. Në vijim, fjalën e moripërfaqësues i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore z. Vasil Polo, i cili u shpreh se si drejtori janë pjesë e rëndësishme e detyrave të Komitetit,sepse turistët vijnë edhe me qëllimin për të vizituar objekte të veçanta. Z. Polo shpjegoi se në qarkun Gjirokastër janë 63 objekte të kategorisë së parë që pak dihen dhe nuk vizitohen të gjitha (objekte parakristjane dhe objekte të tjera). Z. Polo përmendi disa çështje kryesore si etika e komunikimit është shumë e rëndësishme, bashkërendimi i punës së objekteve dhe subjekteve dhe pastërtia e zonave turistike është element kryesor për zhvillimin e turizëm.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Feb 17, 2022