Bashkia e Tepelenes dhe Visit Gjirokastra dakord të bashkëpunojne per turizmin

Kreu i bashkisë së Tepelenës, z. Tërmet Peçi dhe shoqata Visit-Gjirokastra kanë ndarë gjatë një takimi të mbajtur sot në bashki, konkluzione të bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e nxitjes së iniciativave turistike, mbështetjes së aktorëve të turizmit për të përmirësuar shërbimet, për të kuruar imazhin dhe kanalet e shitjes për produktete turistike.
Visit Gjirokastra ka vlerësuar mbështetjen e bashkisë së Tepelenës dhe qasjen e saj të hapur për të ndihmuar përmes një plani të përbashkët bazuar në një strategji afatgjatë turistike të shtojë numrin e biznesve turistike në zonë, sasinë dhe cilësinë e shërbimeve si dhe të garantojë kohëqëndrim më të gjatë të vizitorëve në rajon.
Bashkia e Tepelenës ka mbështetur me një fond nga buxheti i saj aktivitete të Visit Gjirokastrës ndërsa sot palët u dakordësuan që mbështetja t’i sugjerohet këshillin edhe për vitin 2021.
Bashkia nga ana e saj kërkoi që plani strategjik i turizmit të jetë në harmoni dhe të mbështesë bërthamat e reja të turizmit në këtë bashki në funksion të krijimit të paketave afatgjatë, rritjes së punësimit dhe të ardhurave për më të rinjtë.
Bashkia Tepelenë – Faqja Zyrtare dhe Visit Gjirokastra gjithashtu diskutuan mbi një plan të përbashkët të marketimit të produkteve si dhe mbi asistencën që bizneset e turizmit rural kërkojnë për mbështetje me ekspertizë në shkrimin e planeve të biznesit, projekteve të zhvillimit dhe kualifikimit të stafit.
Projekti per brandimin e qarkut Gjirokaster, mbeshtetet nga RISIAlbania

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Dec 03, 2020

Skip to toolbar