Gjirokastra

Dita e rigonit në Gjirokaster

Përse të mos kemi një ditë të veçantë për punët e bukura? Dita e Rigonit është quajtur turi i mbledhjes së rigonit nga gra e vajza gjirokastrite në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës.
Jo më kot rigoni është përshkruar si “gëzimi i malit” (joy of the mountain). Aroma e kësaj bime të mbush shpirtin. Bashkë me gratë e Gjirokastrës dhe gratë e zonës, kishte dhe fëmijë për t’u njohur me fshatin dhe procesin e mbledhjes së rigonit, të cilin ata ndoshta në të ardhmen mund ta vazhdojnë njësoj si prindërit e tyre.

  

Në këmbët e Malit të Lunxherisë rigoni dhe sherebela rriten në mënyrë të egër dhe natyrale duke i dhënë aromë dhe freski gjithë zonës. Disa orë punë në këto fusha për mbledhjen e këtyre bimëve, janë më tepër kënaqësi se lodhje. Rigonin zonjat e përdorin për shtëpi, për gatime gjatë gjithë vitit, ndërkohë këtë rigon të freskët të mbledhur në tufa mund ta gjeni dhe në dyqanin “E Dua” në Gjirokastër, në lagjen e pazarit.
Gjatë turit, sigurisht një pushim në shtëpitë e banorëve, shoqëruar me pak mjaltë, gliko, liker e petulla, e bën edhe më të këndshëm një proces të tillë.
  

Sikur punë të tilla të bukura të bëhen në formë turi, duke përfshirë përveç fëmijëve, edhe turistë, të cilët janë të shumtë në Gjirokastër, atëherë vendi ynë do të bëhet më i dashur për ta, pasi do përjetojnë eksperienca të paharrueshme, duke punuar e jetuar njësoj si popullsia lokale.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 05, 2019

Skip to toolbar