Featured

Gjirokastra Autentike

    Description

    Përgjatë turit, Gjirokastra Autentike, do të përjetoni të tashmen dhe të shkuarën e Qytetit të Gurtë. Gjithashtu do të prekni më nga afër kulturën, historinë, arkitekturën, arkeologjinë, gastronomië dhe natyrën. Një eksperiencë 3-ditore për të gjithë ata që ju pëlqen trashëgimia kulturore dhe tradita.

    DITA 1:

    Njohja me Gjirokastrën- Kronikë në Gur – Nisja në orën 09.00:

    Vizitë në Kalanë dhe Muzeun e Gjirokastrës. Takojmë artizanë dhe prodhues të suvenireve. Pazar për të blerë suvenire në Pazarin Mesjetar

    Dreke me gatime të bëra në një shtëpi karakteristike. Shijojmë gatimet tradicionale të Gjirokastrës: qifqi dhe hoshaf. Ecje nëpër rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës. Vizitë në Pazarin e Vjetër dhe lagjen Palorto. Takojmë një mjeshtër të gdhendjes së gurit

    Vizitojmë shtëpitë otomane të Gjirokastrës. Vizitojmë Shtëpinë Kullë të Zekatëve, takojmë familjen dhe vizitojmë Shtëpinë Babameto,

    një shembull i rijetësimit dhe përpjekja për të ruajtur Qytetin e Gurtë.

    Mbrëmje argëtuese dhe darkë tradicionale në shtëpinë e shekullit 19 “Shtëpia Babameto”. Eksperiencë e plotë vendase me: ushqime, këngë dhe valle.

    DITA 2:

    Jeta në Gjirokastër- sfidat e ruajtjes së qytetit historik – Nisja në orën 09.00:

    Sfidat e restaurimit dhe ruajtjes së autitenticitetit. Vizitë një shtëpinë e rinovuar të shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare. Mësojmë mbi arkitekturën e vendlindjes së shkrimtarit Kadare dhe jetën e tij. Vizitojmë Muzeun Etnografikë. Takojmë artizanë që punojnë me krijimin e kostumeve. Konsumojmë drekën që kemi gatuar së bashku në sobën me dru. Mësojmë tre receta të zonës. Recetatat i marrim me vete. Vizitë në Tunelin e Luftës së Ftohtë nën kala vizitojmë Muzeun e Armëve. Takohemi me vendasit që tregojnë historitë e tyre të jetuara në komunizëm. Vizitojmë kopshtin e familjes. Zgjedhim perimet e freskëta për të gatuar darkën në shtëpinë e familjes. Shijoni dhallën, rakinë dhe shumë të tjera.

    DITA 3:

    Një ditë në fshtrat e Gjirokastrës – Nisja në orën 09.00:

    Vështrojmë nga lartësia e kodrave luginën e Drinosit dhe prekim historinë e tij të lashtë dhe jetën në fshat. Qyteti i lashtë i Antigonesë dhe Mbreti i famshëm Pirro i Epirit. Një qytet i ndërtuar nga dashuria e Pirros dhe shkatërruar nga armiqtë e tij. Takohemi me Shqiptarët dhe komunitetin e vllehëve. Piknik në vend.

    Qytet i ndërtuar nga Perandori Hadrian në shekullin e 2-të p.k dhe u braktis në shekullin e 6-të p.k. Vizitojmë fshatin e me emrin “Kryqi i Shenjtë”. Bisedojmë me banorët në sheshin e fshatit dhe darkën e konsumojmë në Libohovë. Shijojmë pijet nën rrapit 220-vjeçar. Provojmë gatimet tradicionale të përgatitura nga shef Sedati.

    Additional information

    Accommodation:

    Babameto House or similar. Traditional breakfast included.

    Dita 1:

    Njohja me Gjirokastrën- Kronikë në Gur – Nisja në orën 09.00:
    Vizitë në Kalanë dhe Muzeun e Gjirokastrës. Takojmë artizanë dhe prodhues të suvenireve. Pazar për të blerë suvenire në Pazarin Mesjetar
    Dreke me gatime të bëra në një shtëpi karakteristike. Shijojmë gatimet tradicionale të Gjirokastrës: qifqi dhe hoshaf. Ecje nëpër rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës. Vizitë në Pazarin e Vjetër dhe lagjen Palorto. Takojmë një mjeshtër të gdhendjes së gurit
    Vizitojmë shtëpitë otomane të Gjirokastrës. Vizitojmë Shtëpinë Kullë të Zekatëve, takojmë familjen dhe vizitojmë Shtëpinë Babameto,
    një shembull i rijetësimit dhe përpjekja për të ruajtur Qytetin e Gurtë.
    Mbrëmje argëtuese dhe darkë tradicionale në shtëpinë e shekullit 19 “Shtëpia Babameto”. Eksperiencë e plotë vendase me: ushqime, këngë dhe valle.

    Dita 2:

    Jeta në Gjirokastër- sfidat e ruajtjes së qytetit historik – Nisja në orën 09.00:
    Sfidat e restaurimit dhe ruajtjes së autitenticitetit. Vizitë një shtëpinë e rinovuar të shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare. Mësojmë mbi arkitekturën e vendlindjes së shkrimtarit Kadare dhe jetën e tij. Vizitojmë Muzeun Etnografikë. Takojmë artizanë që punojnë me krijimin e kostumeve. Konsumojmë drekën që kemi gatuar së bashku në sobën me dru. Mësojmë tre receta të zonës. Recetatat i marrim me vete. Vizitë në Tunelin e Luftës së Ftohtë nën kala vizitojmë Muzeun e Armëve. Takohemi me vendasit që tregojnë historitë e tyre të jetuara në komunizëm. Vizitojmë kopshtin e familjes. Zgjedhim perimet e freskëta për të gatuar darkën në shtëpinë e familjes. Shijoni dhallën, rakinë dhe shumë të tjera.

    Dita 3: