Featured

Bëhu gjirokastrit për disa ditë


    Description

    Përjetoni traditën e gjallë të Gjirokastrës në një vizitë disa ditore. Në këtë tur do të njiheni me trashëgiminë dhe historinë e Gjirokastrës si: punët artizanale, gatimet tradicionale të përgatitura në shtëpi, arkitekturën unike të këtij qyteti dhe sfidën e ruajtjes dhe restaurimit të autenticitetit.

    Një tur 7-ditor ku vizitorët do të prekin nga afër dhe shohin aspektet e jetës së përditshme të Gjirokastritëve, do të njihen me kuzhinën e tyre si dhe vizitojnë atraksionet kulturore në Gjirokastër dhe fshatrat e saj.

    Nuk mund ta shijoni gjirokastrën vetëm për pak orë, dhe as për një natë. Ka shumë për të parë, shumë për të mësuar dhe për të kuptuar traditat e këtij qyteti unik dhe rrethinave të tij. Prenotoni turin tuaj me Visit Gjirokastra!

    Additional information

    Akomodimi:

    Shtëpia e Babametosë. Përfshihet mëngjesë tradicional.

    NR TEL

    06976454545

    DITA 1: Gjirokastra në pamje të parë – Kronikë në gur

    Nisja në orën 09:00
    Prezantim me historinë dhe trashëgimininë e Gjirokastrës
    • Vizitojmë kalanë dhe Muzeun e Gjirokastrës

    Punime dore si dhe tradita artizanale të Gjirokastrës
    • Takime me artizanë dhe prodhues suveniresh në pazarin Mesjetar
    • Pazar për suvenirë të personalizuar
    Shijojmë gatimet tradicionale të Gjirokastrës
    • Drekë tradicionale në një nga shtëpitë karakteristike të Gjirokastrës
    • Shijimi i gatimeve tradicionale të Gjirokastrës si: qifqi , hoshaf
    Shkruar në gur: arkitektura unike e gjirokastrës
    • Ecni nëpër rrugët unike me kalldrëm
    • Pazari mesjetar, lagjja Palorto, dhe takimi me një mjeshtër të gdhendjes së gurit
    • Biseda me vendasit
    Shtëpi Otomane të Gjirokastrës dhe stili i jetesës në të kaluarën
    • Vizitoni Shtëpinë Kullë të Zekateve, si dhe njihni familjen e tyre
    • Vizitoni Shtëpinë Babameto
    • Një shembull i rivitalizimit, për të shpëtuar qytetin e gurtë.
    Mbrëmja e argëtimit dhe darkës tradicionale në shtëpinë Babameto të shekullit të 19-të
    • Do të gatuajmë, kërcejmë dhe këndojmë së bashku
    • Këngët Iso- polifonike, kërcime tradicionale, baracaleta si dhe anekdota të ndryshme për Gjirokastritët

    DITA 2: Jeta në Gjirokastër- Sfida për të ruajtur qytetin historik

    Nisja në orën 09:00
    Vizitë në shtëpinë Skenduli
    • Sfida e ruajtjes dhe mbajtjes së autenticitetit
    Vizitë në shtëpinë e restauruar të shkrimtarit më të njohur Shqiptar: Ismail Kadare
    • Arkitektura si dhe jeta në vendlindjen e Kadaresë

    Veshje dhe Kostume tradicionale
    • Vizita në Muzeun Etnografik , si dhe takimi me mjeshtra artizanë të cilët punojnë në krijimin e kostumeve

    Drekë nga soba tradicionale me dru
    • Dreka e gatuar sëbashku
    • Tre receta të zonës, të përgatitura për të ftuarit, me receta të shkruara që t’i merrni me vete
    Iso-Polifoni: Pjesë e “Artin të Kënduarit” në UNESCO
    • Takim me një grup të iso-polifonisë
    • Mësimi i disa kërcimeve tradicionale
    Relaksim
    • Vizitë në burimin e liqenit të Viroit
    • Ecje/ҫiklizëm/ udhëtim me makinë, 4 km nga Gjirokastra
    • Darkë tek restorant “Freskia” i ndodhur pranë liqenit

    DITA 3- Një ditë në fshatrat e Gjirokastrës

    Nisja në orën 09:00
    Udhëtim drejt luginës së Drinosit, i pasur me histori si dhe fshatra
    • Peizazh i mrekullueshëm me pamje nga Lugina e Drinosit
    • Trashëgimia e vjetër si dhe jeta rurale
    Vizitë në parkun Arkeologjik të Antigonesë
    • Qyteti i lashtë i Antigonesë, të mbretit të famshëm Pirro i Epirit, qyteti i ndërtuar për dashurinë e tij dhe u shkatërrua nga urrejtja e armiqve të tij
    • Do të provojmë ushqime tradicionale në fshatin e Saraqinishtit
    • Piknik

    Do të vizitojmë fshatin e Saraqinishtit dhe kishën e Shën Nikolës, të ndërtuar në 1666
    • Takohemi me komunitetin shqiptarë dhe vllehët
    Jeta në fshat
    • Vizita në fshatin Karjan si dhe në kopshtin e familjes Krisafi
    • Dreka do të përgatitet nga produktet e kopshtit të familjes
    • Vizita në kopështin e famijes Krisafi
    • Zgjidhni perimet e freskëta për darkë nga kopshti i familjes
    • Shijoni dhallin, raki shtëpie dhe pije të tjera.

    DITA 4 – Harmonia fetare si dhe trashëgimnia fetare në rajonin e Gjirokastrës

    Nisja në orën 09:00
    Njihemi me Bektashizmin, misticizmi dhe ritualet e tij
    • Vizita në Manastirin e Melanit
    Vizita në Libohovë
    • Do të konsumojmë një pije nën rrapin monumental 220-vjeçar

    Drekë në Libohovë

    • Gatime të shijshme nga shef Sedati

    Fshati i quajtur sipas Kryqit të Shenjtë
    • Vizitë në fshatin e Labovës së Kryqit dhe në Kryqin e Kishës (shek. 13) më pas shoqërimi me banorët vendas në sheshin e fshatit

    Tur në ndërtesa të tjera fetare të qytetit të Gjirokastrës
    • Xhaminë e Pazarit, Xhaminë e Meçitit si dhe në Kishën e Shën Sotirës
    Darka: sipas dëshirës

    Dita 5 - Në gjurmët e Lord Bajronit dhe udhëheqësit luftarak, Ali Pashë Tepelenës

    Koha e nisjes: 09:30
    Vizitë në qytetin e Tepelenës, kalanë e Ali Pashës dhe urën e lumit Vjosa.
    • Do të ndalojmë në Bënçë
    • Vizitoni kanalin e ndërtuar nga Ali Pasha

    Drekë në Ujin e Ftohtë, pranë lumit të Vjosës
    Vizitoni fermën në luginën (Humelica) dhe shijoni pijet tradicionale
    Izolimi dhe Paranoja nën Komunizëm
    • Vizita në tunelin e Luftës së Ftohtë në Kala dhe Muzeun e Armëve
    • Takimi me dy vendasit të cilët tregojnë historitë e tyre të ndryshme rreth jetës në komunizëm

    Vizitë opsionale në urën e Ali Pashës
    • Pjesë e ujësjellësit e ndërtuar për furnizimin e ujit në kala

    Një shëtitje në Gjirokastrën e Sipërme: Në lagjen Dunavat
    • Darka në tavernën Kuka

    Dita 6: Rruga e vjetër për në Det – Butrint

    Koha e nisjes: 09:30

    Do të ndjekim luginën e lumit Drin, dhe do të udhëtojmë me makinë drejt Qafës së Muzinës
    • Në gjurmët e rrugëve antike të karvanëve që të çonin në det përmes një peizazhi piktoresk plot me histori dhe arkeologji

    Ndalesë në Ksamil , në bregun përballë ishullit të Korfuzit
    Shijojmë pamjen bregdetare dhe rrëfejmë historinë
    • Ksamili- Një qytezë e vogël ndërtua në komunizëm nga puna vullnetare e të rinjve, me qëllimin që të ishte një “dritare krenare” e komunizmit

    Vizitonojmë Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga sajtet arkeologjike më mahnitëse në Ballkan
    • Arkeologjia dhe natyra e Butrintit formojnë kështu një kombinim mes rrënojave të lashta, pyjeve mesdhetare dhe liqeneve të kripura.
    Drekë në bregdet
    • Peshk si dhe midhje lokale nga liqeni do jenë pjesë e menusë së ditës
    • Kalimi i kanalit të Vivarit si dhe njohja me komunitetin lokal në Xarrë dhe në fshatin Shëndëlli

    Në rrugën e kthimit të Gjirokastrës ndalojmë në:
    • Manastirin e Mesopotamit
    • Syri i Kaltër
    • Darka organizohet në fshatin Terihat, në luginën e Drinosit, ku jeton edhe minoriteti grek
    • Darkojmë në restorantin me gatime greke.

    Dita 7- Thesaret e Vjosës- Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë

    Vizitoni ujërat termale të Lengaricës

    • Burimet janë pothuajse në gjëndje natyrore
    • Temperaturat e ujit janë 26-320 C
    • Të njohura për efektet kuruese
    • Lahuni në ujërat termale dhe ecni përgjatë kanioneve të lumit

    Vizitoni fshatin e Bënjës, si dhe kishën mesjetare të Shën Mërisë

    • Fshati është deklaruar së fundmi si Zonë Historike e mbrojtur nga shteti
    • Drekado të organizohet në zonën e Parkut Kombëtar të Bënjës
    • Piknik pranë lumit
    • Gjatë pasdites vizitë në qytetin e Përmetit
    • Në Përmet-qyteti i luleve dhe muzikës qytetare me “saze”

    Takim me artizanët dhe prodhuesit e produketeve tradicionale nga Shoqata ProPërmet
    • Provoni glikotë e fshmshme të Përmetit
    • Darkë e organizuar në një familje
    • Shijoni ushqimin në një oborr tipik Përmetar me muzikë tradicionale