Bëhu pjesë e mbledhjes së produkteve tipike në Rexhinë

5.00

Çmimi 700 lekë / personi

Preferohen grupe mbi 4 persona. Në çmim përfshihet guida si dhe një sasi e produktit që ju prodhuat apo mblodhët.

Description

Natyra e fshatit Rexhinë, në lartësitë 1000 deri në 2100m mbi nivelin e detit,  ofron një gamë të gjerë të produkteve tipike me të cilat banorët e kësaj zone ushqehen. Produkte të cilat falë klimës, pastërtisë së ajrit larg kimikateve apo ndotjes, kane vlera të larta për shëndetin tonë dhe shije tepër të veçntë.

Bujtina Xhebro ofron ture përkatëse për tu bërë pjesë e përgatitjes apo mbledhjes së këtyre produkteve sipas kalendarit në ditët përkatëse:

  • 20 Maj – 20 Gusht

Keni mundësi të bëheni pjesë e nxjerrjes së djathit duke filluar me mjeljen e qumështit, zierjen në zjarr dhe kullimin e tij në napë. Pas rreth 1.5  orësh do të shijoni djathin që sapo përgatitët. Cmimi 500 lekë / personi

  • 20 Qershor – 20 Gusht

Keni mundësi te bëheni pjesë e vjeljes së mjaltit në parkun e bletëve mbi kodër. Do të mësoni si tju afroheni bletëve, të përgatisni hojet për vjelje, të njihni mjaltin cilësor nga ai jo cilësor dhe në fund vjelja e tij në centrifugën artizanale. Kështu do të keni mjaltin tuaj për ta konsumuar me familjen tuaj. Cmimi 1000 lekë / personi

  • 10 Korrik – 15 Gusht

Keni mundësi të bëheni pjesë e grupit të banorve të zonës, të cilëve ju duhet të ecin deri në këmbët e malit të Këndrevicës, rreth 2 orë, për të mbledhur çaj mali të egër. Cmimi 1000 lekë / personi

  • 10 Qershor – 20 Shtator

Keni mundësi të merni pjesë në mbledhjen e rigonit të egër në kodrat përreth Rexhinës. Cmimi 700 lekë / personi

  • 20 Gusht – 20 Tetor

Keni mundësi të merni pjesë në mbledhjen e çajrave shumë të domosdoshëm për një shëndet të mirë si trendafil i eger, molle e eger dhe kulumbri.