Description
Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe mali i Dhëmbelit. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- nisja drejt Këlcyrës;
- mbërritja në Grykën e Këlcyrës dhe fillimi i ekskursionit me biçikleta;
- ndalesa gjatë rrugës
- dreka me vete;
- kthimi në Këlcyrë;
- kthimi në Përmet.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona