Tur me biçikletë Këlcyrë, Topojan, Zhepovë, Sukë, Këlcyrë

50.00


Përshkrimi

Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe zona e Dëshnicës. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

Paketa:

  • pika e takimit në Përmet;
  • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
  • nisja drejt Këlcyrës;
  • mbërritja në sheshin kryesor në Këlcyrë dhe fillimi i ekskursionit me biçikleta;
  • ndalesa gjatë rrugës
  • dreka me vete;
  • kthimi në Këlcyrë;
  • kthimi në Përmet

*  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

** Minimumi 4 persona

Informacione të tjera

Lloji

ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

Niveli i vështirësisë

(Mesatar) Eksperienca: eksperiencë e mëparshme.

Çmimi përfshin/nuk përfshin

Përfshin: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete
Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

Periudha

përgjatë gjithë vitit (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

Mosha

18 vjeç

Pika e takimit

në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

Udhëzime për pjesmarrësit

pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt

“Vjosa Explorer” siguron

biçikletë malore;
kaskë;
guida e çertifikuar;
dreka me vete;
kuti e ndihmës së shpejtë;
materiale shtesë sipas kërkesës.

Çfarë duhet të kini me vete

veshje sportive;
atlete sportive;
kontenitor uji;
xhup/bluzë kundra erës;
krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
syze dielli dhe kapele (opsionale)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tur me biçikletë Këlcyrë, Topojan, Zhepovë, Sukë, Këlcyrë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *