Tur me biçikletë Përmet, Bënjë, Përmet

35.00


    Description

    Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe lugina e Lengaricës. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja dhe ndalesa gjatë rrugës;
    • dreka me vete;
    • kthimi në Përmet

     

    Additional information

    Lloji

    ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

    Periudha

    përgjatë gjithë vitit (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

    Çmimi përfshin/nuk përfshin

    Përfshin: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete.
    Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

    Mosha

    16 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

    Pika e takimit

    në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

    “Vjosa Explorer” siguron:

    biçikletë malore;
    kaskë;
    guida e çertifikuar;
    dreka me vete;
    kuti e ndihmës së shpejtë;
    materiale shtesë sipas kërkesës.

    Çfarë duhet të kini me vete

    veshje sportive;
    atlete sportive;
    kontenitor uji;
    xhup/bluzë kundra erës;
    krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    syze dielli dhe kapele (opsionale);
    kostum banje;
    peshqir;
    shapka / sandale uji.

    Niveli i vështirësisë

    (I ulët) Eksperienca: nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme.ce is required

    Udhëzime për pjesmarrësit:

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.