Tur me biçikletë Përmet, Kosovë, Përmet

50.00


    Description

    Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe zona e Dangëllisë. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja dhe ndalesa gjatë rrugës;
    • dreka me vete;
    • kthimi në Përmet.

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona

    Additional information

    Lloji

    ekskursion me biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

    Niveli i vështirësisë

    (Mesatar) Eksperienca: eksperiencë e mëparshme

    Çmimi përfshin/nuk përfshin

    IPërfshin: ekskursion me biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete.
    Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

    Mosha

    18 vjec

    Periudha

    prill-nëntor (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

    Pika e takimit

    në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

    Udhëzime për pjesmarrësit

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt

    “Vjosa Explorer” siguron

    biçikletë malore;
    kaskë;
    guida e çertifikuar;
    dreka me vete;
    kuti e ndihmës së shpejtë;
    materiale shtesë sipas kërkesës

    Çfarë duhet të kini me vete

    eshje sportive;
    atlete sportive;
    kontenitor uji;
    xhup/bluzë kundra erës;
    krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    syze dielli dhe kapele (opsionale).