Tur me biçikletë Përmet, Kutal, Zleushë, Kosinë, Përmet

45.00


Përshkrimi

Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe zona e Dangëllisë, Brenda Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

Paketa:

  • pika e takimit në Përmet;
  • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
  • nisja dhe ndalesa gjatë rrugës;
  • dreka me vete;
  • kthimi në Përmet

 

*  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

** Minimumi 4 persona

Informacione të tjera

Niveli i vështirësisë

(i vështirë) Eksperienca: eksperiencë e mëparshme.

“Vjosa Explorer” siguron

biçikletë malore;
kaskë;
guida e çertifikuar;
dreka me vete;
kuti e ndihmës së shpejtë;
materiale shtesë sipas kërkesës.

Çfarë duhet të kini me vete

veshje sportive;
atlete sportive;
kontenitor uji;
xhup/bluzë kundra erës;
krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
syze dielli dhe kapele (opsionale).

Udhëzime për pjesmarrësit

pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.

Mosha

16 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

Pika e takimit

në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

Periudha

prill-nëntor (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

Çmimi përfshin/nuk përfshin

Përfshin: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete
Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

Lloji

ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tur me biçikletë Përmet, Kutal, Zleushë, Kosinë, Përmet”

Your email address will not be published. Required fields are marked *