Tur me biçikletë Përmet, Ogren, Përmet

80.00


    Description

    Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në Shqipëri. Rrugëtimi 2 ditor i cili zhvillohet brenda parkut, ofron pamje të mrekullueshme dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike, vende historike dhe ujrat termale të Bënjës. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes zonës kryesore të parkut, zonave të pyllëzuara e fshatrave karakteristikë në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

    Paketa:

    • Pika e takimit në Përmet;
    • Përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • Nisja dhe ndalesa gjatë rrugës;
    • Dreka me vete;
    • Mbërritja në Ogren dhe kalimi i natës/alternativa është fshati Gostivisht;
    • Nisja dhe ndalesa gjatë rrugës;
    • Kthimi në Përmet.

     

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona

    Additional information

    Lloji

    ekskursion me biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht).

    Çmimi përfshin

    ekskursion me biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete

    Çmimi nuk përfshin

    transportin deri në pikën e takimit

    Pika e takimit

    në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

    Mosha

    18 vjeç

    Niveli i vështirësisë

    (Mesatar) Eksperienca: eksperiencë e mëparshme.

    Udhëzime për pjesmarrësit

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.

    Çfarë duhet të kini me vete

    veshje sportive;
    atlete sportive;
    kontenitor uji;
    xhup/bluzë kundra erës;
    krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    syze dielli dhe kapele (opsionale);
    peshqir;
    shapka/sandale

    “Vjosa Explorer” siguron

    biçikletë malore;
    kaskë;
    guida e çertifikuar;
    dreka me vete;
    kuti e ndihmës së shpejtë;
    materiale shtesë sipas kërkesës.