Cafe Experience

4.00

Description

Gjatë kësaj eksperience, do të bëheni pjesë e traditës shekullore të ceremonisë së kafes së gurit në Gjirokastër. Do merrni pjesë në pjekjen e saj në zjarr, bluarjen në gurin e kafesë dhe shijimin në sofër.
Ju ftojmë në këtë eksperiencë të rrallë, e cila mund të ndodhë vetëm në Gjirokastër, në “qytetin e gurtë”. Aty ku syri të sheh rrugë të shtruara me kalldrëm, shtëpi të larta me gurë, çati me rrasa guri e sigurisht edhe kafen ju ftojmë ta beni në gur.
Kjo është një prej traditave të hershme të Gjirokastrës, ku ceremonia e kafes ka një rëndësi të veçantë. Do të bëheni pjesë e pjekjes së saj në një prej rrugicave të pazarit, pasi të jetë ndezur zjarri me dru lisi e qebapi të mbushet me kokrrat e kafesë. Do të përjetoni një ndjesi qe do tju kthejë pas në kohë.
E pasi të jetë gati, do të bëhet shtypja e saj në gurin e gdhendur gërqelor, të nxjerrë nga mademet e përroit të çullos. Tradita e do që kafeja të shtypet ne gur 800 herë për tu bërë e shijshme, e më pas do të vazhdoni me zierjen e saj ne xhezve bakri në zjarr.
Shijimi I saj ulur ne sokak me çilte, servirur mbi sofër me një degëz manxuranë, do të jetë edhe shpërblimi I kësaj ceremonie. Do të sigurohemi të merni me vete zarfin me kafenë që vetë përgatitët,
për ta shijuar me miqtë tuaj në shtëpi.
Çmimi : 500 lekë / personi
Kohëzgjatja: 1 orë

Additional information

Included:

Udhëheqësi I eksperiencës, degustimi I kafes, zarfi me kafe

Necessity

Nevojitet prenotim 1 ditë më përpara

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Cafe Experience”

Your email address will not be published. Required fields are marked *