Description
1 ditë / rreth 7-8 orë ku përfshihet ngjitje me këmbë ne malin e Lunxhërisë, dreka në fermë në pllajën e Cajupit dhe pjesmarrja në ritet baritore.
Kjo eksperiencë është e përshtatshme për të gjithë personat që janë gati për aventurë dhe kanë gjëndje të mirë shëndetësore.
Takimi do të bëhet në mëngjes në “sheshin e Cerçizit” nga ku do të bëhet nisja me fugon drejt malit të Cajupit. Udhëtimi nis nga ferma “Camping Cajupi” me një ecje të lehtë fillimisht në pllajë për 15 min, pasi të keni mbushur ujë nga burimi shërues I Bratit dhe keni marrë frutat nga ferma. Më tej fillon ngjitja drejt malit të Lunxhërisë me një nivel të ulët vështirësie. Peisazhi në ngjitje është madhështor nga ku dallohet arena e fushës së Cajupit rrethuar nga malet e lartë. Zona është e pasur me pemë të rralla si frashëri, krekëza, bliri, kullotat verore dhe bimë mjekësore.
Ngjitja do të zgjas për rreth 1.5 orë deri në majën e malit ku do të bëhet edhe një pushim I shkurtër. Ky është edhe momenti më I bukur në 1536 m mbi nivelin e detit. Mbi shkëmbinjtë që do tju mbajnë në majë mbi një pamje spektakolare të fushave, liqenit të Dhoksatit dhe Qestoratit dhe maleve përreth tashmë të zvogeluar. Mushkëritë zgjerohen, sytë I dorëzohen harmonisë së natyrës dhe mendja bën paqe. Më pas zbritja do të bëhet nga ana tjetër e malit nga ku do të serviret një pamje e re e cila do të zgjasë rreth 1 orë për në destinacionin tuaj.
Dreka ju pret gati në fermën e fshatit rrëzë malit me produkte të zonës. Petaniku në sac, djathi napës, mishi hellit, gjalpë dhe dhallë nga dybeku, kulaci dhe rakia do të jenë disa nga shijet e drekës. Mos u shqetësoni për kaloritë, një gotë ujë nga burimi Bratit do ti tres të gjitha “mëkatet e shijshme”.
Gjatë pasdites, në ambjentet e fermës-stan, do keni mundësi të bëheni pjesë e riteve baritore madje edhe të visheni si bari me sharkun dhe qeleshen për disa foto argëtuese. Gjatë verës bagëtitë verojnë në ato lëndina e hanë ushqim të begatë. Do shikoni kthimin e tyre në vathë dhe të bëheni pjesë e mjeljes së qumështit. Keni rastin të provoni qumësht dele të ngrohtë të sapo mjelë. Sëbashku me nënë Elmanë do të bëni zjarrin për zierjen e qumështit qe më pas do zihet djath. Dhe pasi tw ketw kulluar nw napw, do të keni mundësi të provoni djathin e njomë me mjaltë.
Këtu eksperienca përfundon dhe do të bëhet nisja drejt Gjirokastrës ne “sheshin e Cerçizit”, mos harroni të merni pak ujë nga burimi I Bratit me vete.
*Por ju mund të zgjidhni edhe te flini në fermë, e cila është e përgatitur për të pritur vizitorë në dhomat-stan e të mbuloheni me velenxën me fokë. Bagëtitë me blegërimat e tyre do të sigurohen që ju të shikoni lindjen e diellit mbi mal dhe të shijoni mëngjesin baritor.
Cmimi I turit: 2600 lekë / person. Akomodimi: 2000 lekë / person