Sale!

Cini Lake Tour

16.00


    Description

    Ky udhëtim është i përshtatshëm për persona me aftësi  fillestare kalërimi dhe mund të menaxhohet me një ritëm të ulët.

    Udhëtimi do të nisë nga qendra e kuajve dhe zbritja e parë për në luginë do të kryhet me këmbë për rreth 15 minuta duke drejtuar kalin. Janë minuta të rëndësishme për tu familjarizuar me kalin, ritmin e tij në zbritje dhe për të ndjekur udhëzimet e guidave.

    Të gjithë do të jenë mbi kuaj sapo të zbresim në luginë. Shtegu kalon krah një përroi të vogël i njohur historikisht  si lumi i Levendit dhe hyn në rrugën e fushave përballë fshatit “Asim Zeneli”. Ritmi do të përcaktohet nga kalorësi me nivelin më të ulët. Nëse niveli është i mirë kjo pjesë e luginës është një mundësi e mirë për canter ose gallop. Përgjatë rrugës nëpër luginë ndeshet jeta rurale, banorët që punojnë në parcelat e tyre, blegtorët dhe kopetë e të imëtave, infrastruktura ujitëse e dikurshme, rrjeti i bunkerëve të luftës së Ftohtë dhe gjurmë të shumta të kohës së kolektivizimit. Një numër fshatrash të rinj që mbanin emra partizanësh të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore  u krijuan në vitet ‘50 pranë hapësirave të kolektivizuara dhe ky është rasti edhe për fshatin “Asim Zeneli” që vazhdoi të rritej deri nga mesi i viteve ’60. Bashkë me fshatin u ndërtua edhe infrastruktura në funskion të bujqësisë kanalizimet, ujëmbledhësi dhe vepra kryesore liqeni artificial i Çinit që furnizohet nga prurjet e disa përrenjve kodrinorë. Liqeni me sipërfaqe rreth 15 ha dhe kapacitet rreth 600 mijë m³ ujë që është ende në funksion për vaditje dikur ushqehej edhe prej një kanali të lidhur me lumin e Suhës për të garantuar vaditjen gjatë stinës së nxehtë. Itinerari do të përshkojë rrugët bujqësore të fushave me thyerje të lehta kodrash për të kryer një ndalesë të shkurtër tek liqeni I Çinit për fotografi. Deri në fillim të viteve ’90 liqeni përdorej edhe për peshkim edhe për tu larë prej familjeve të fshatit “Asim Zeneli” kurse sot i shërben më së shumti vaditjes së tokave. Pamorama e liqenit rrethur nga kodra është ideale për tu fotografuar bashkë me kuajt dhe tufat e bagëtive.

    Itinerari përshkon më tej një shteg të ngushtë kodrinor që kulmon tek bregu i Çinit nga ku shfaqet sërisht pamja e fshatit “Asim Zeneli”.  Shtegu ka disa thyerje me vështirësi të mesme dhe më tej kalon përmbi digën e ujëmbledhesit të fshatit i ndërtuar rreth viteve ’70 dhe më pas hyn në fshat. Fshati nis pikërisht atje ku dikur banorët e ardhur nga krahina të ndryshme të Labërisë gjetën 2 mullinj bloje mesjetarë me ujë, në atë kohë ende funksionalë e që sot nuk ekzistojnë më.

    Ky segment në ngjitje mundëson një trok të lehtë nëse niveli i grupit e lejon.

    Udhëtimi prej 10 km përfundon tek qendra e kuajve. Ndjesia që mbetet nuk mund të përgjithësohet por në eksperiencën tonë pjesëmarrësit ndihen gjithnjë e më të sigurtë dhe kënaqësia prej udhëtimit është e vecantë.

    Additional information

    Instructions:

    Ky udhëtim rekomandohet të rezervohet nga persona që kanë gjendje të mirë fizike dhe merren me aktivitete të tjera.
    Për këtë udhëtim limiti I peshës është 90 kg ndërsa limiti I moshës për personat pa eksperiencë është 14 vjec (të shoqëruar të paktën nga njëri prind)
    Për personat që kanë nivel të mirë kalërimi limiti I moshës nis nga 8 vjec dhe duhet gjithashtu të shoqërohen të paktën nga njëri prind.
    Kalërimi është një disiplinë me rregulla strikte dhe cdo këshillë e drejtuesit të grupit është e detyrueshme për tu zbatuar për të ruajtur sigurinë.
    Për këtë udhëtim mund të merrni me vete dicka të vogël për të ngrënë dhe mund të përdorni ndalesën në Gjinofshat për ta konsumuar. (sanduic ose frut)

    Included:

    Kali, 2 guida teknike në fillim dhe në fund të grupit, mjetet e sigurisë, kaska dhe chaps (mbrotje për këmbët), ujë për të gjithë udhëtimin.

    Non Included:

    ushqimi, transporti për të ardhur apo për tu larguar nga qendra.

    Necessity

    Pantallona të gjata (xhins)
    Këpucë hiking me takë deri 2cm, mundësisht me qafe ose cizme per kalerim.
    Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku
    Krem për mbrojtje nga dielli
    Cante te vogel qe lidhet rreth mesit për të mbajtur sende të vogla personale (celular etj)

    Not Allowed

    Bizhuteritë nuk lejohen gjatë kalërimit.
    Pjesëmarrja me pantallona të shkurtra
    Veshjet “fluturuese” që mund të bëhen objekt frike për kalin ( si psh pelerina që mund ti fryjë era, shalle të gjatë etj)
    Nuk është e lejuar të kalërohet me cantë shpine.
    Nuk lejohet të kalërohet me atlete, shapka, sandale etj
    Nuk lejohen kamerat e mëdha dhe mbajtja e kamerave krahë-qafë.