Klasë gatimi: Gatuajmë së bashku Qifqi

10.00

Përshkrimi

Ju ftojmë në klasën tonë të gatimit, të krijojmë sëbashku emocione unike nga vizita tuaj në Gjirokastër për ta bërë të paharruar.

Qifqitë e famshme janë një gatim autentik, tepër domethënës për mënyrën e jetesës dhe ushqyerjes së qytetit të gurtë. Janë qofte orizi, krokante jashtë dhe të buta brenda, aromatizuar me erzat e malit. Ju do të mësoni tre versione të ndryshme të saj, duke e pasuruar me përbërës të tjerë dhe do ti shijoni ato (nga 2 cope për çdo version) shoqëruar me kos të freskët apo salcë të ftohte sipas shijes tuaj.

Ju mund të na gjeni shumë kollaj, në zemër të pazarit mesjetar, me derën hapur dhe mëngët e përveshura, gati për tju mikëpritur dhe për tju bërë të ndiheni një prej nesh.

 

Terma dhe kushte:

Çmimi: 1000 leke / personi

Kohëzgjatja: 40 min

Maksimumi i grupit: 8 persona