Description
Mësoni sekretin e ushqimeve tuaja të preferuara nga Gjirokastra me dy orë mësime gatimi. Guida lokale do t’ju shoqëroj në një tavernë tradicionale ku mund të shijoni një gotë raki ose verë shtëpie, gjithashtu mund të bëheni pjesë e përgatitjes së disa gatimeve me produktet e freskëta të zonës. Më pas uluni dhe shijoni frytet e punës tuaj së bashku me shefin e gatimit. Numri i personave që mund të marrin pjesë janë 10, në mënyre që të jetë një eksperiencë sa më intime.
Nisuni drejt sheshit Ҫerҫiz Topulli, ku do të bashkoheni me mikëpritësin tuaj, dhe do t’i drejtoheni restorant “Gjocës”. Njihuni me kuzhinierin tuaj dhe filloni mësimin me një gotë raki, verë ose një filxhan ҫaj ndërkohë që bashkëbisedoni me shokët tuaj të grupit. Ushqimi që ju do të gatuani është gatim tradicional i qytetit të gurtë, ushqimi është më së shumti i bazuar në perime dhe pak mish. Përgatitni një vakt autentik nën drejtimin e kuzhinierit, ku përfshihet djathi i furrës (djathi i bardhë në furrë) Qifqi unike që gatuhet vetëm në Gjirokastër, speca të mbushura me gjizë, byrek tradicional me djathë dhe qepë dhe në fund një ëmbëlsirë karakteristike që quhet Hasude. Pas gjithë punës tuaj të lodhshme, uluni me grupin tuaj për të shijuar secilën nga gatimet tuaja. Bashkangjitini menusë tuaj një gotë verë ose një pije të lehtë dhe bisedoni me kuzhinierin dhe grupin ndërkohë që konsumoni ushqimin. Mësimi juaj i gatimit do të përfundojë pas ushqimit.
Në fund do t’ju jepet një recetë e asaj që keni gatuar për të përgatitur të njëjtën gjë në shtëpi sa herë që të dëshironi.
Gëzuar dhe Ju bëftë mirë!