Dreka piknik, degustim i verërave dhe muzikë lokale

29.00

Ferma që sugjerojmë të vizitojmë është krijuar 20 vjet më parë, por ndjek një nga traditat më të hershme të kultivimit të vreshtave në luginën e Drinos. Varietetet kryesore të kultivuara nga ky biznes familjar në këtë fermë janë Merlot, një varietet i importuar gati 70 vjet më parë i cili iu përshtat karakteristikave të klimës dhe habitatit vendas dhe u kthye në një produkt autentik. Kabernet, Debina dhe Central janë gjithashtu varietete alternative që kultivon ferma. Produkti është i një cilësie të lartë për shkak të karakteristikave të klimës dhe terrenit zhavorr që bën të mundur filtrimin e ujit, kushti kryesor për vreshtin. Toka në luginë është e ekspozuar ndaj diellit dhe e mbrojtur nga kodra, duke zvogëluar kështu rrezikun e dëmtimit të vreshtit nga ngricat gjatë dimrit. Dimrat me shi, të ndjekur nga temperaturat pranverore prej 16 ° C, e bëjnë vreshtin të lulëzojë dhe të rritet në kohën e duhur. Vera e nxehtë dhe e gjatë garanton dhënien e frutave dhe ëmbëlsinë e tyre. Periudha e vjeljes së vreshtit ka magjinë e saj në luginë duke filluar nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit. Pranë vreshtit është kantina e verës dhe depoja e verës. I gjithë procesi shpjegohet me pasion nga një ekspert shumë i mirë i verërave dhe vreshtave.

Pershkrimi i Turit

Vizitë në vresht dhe degustim i verës

Fillimisht do të udhëtojmë drejt fermës që ndodhet të paktën 10 minuta me makinë nga qyteti.

Një vizitë në vresht është hapi i parë i kësaj përvoje të udhëhequr nga anëtarët e familjes që kujdesen për plantacionin. Në varësi të stinës, mund të kaloni disa minuta duke krasitur, rralluar gjethet, rrënjosjen ose korrjen e frutave.Ndërsa jeni të zënë me vizitën dhe ndërveprimin do t’ju shtrohet një drekë pikniku në oborrin e fermës ose brenda mensës në varësi të motit. (Detajet e menusë mund të gjenden më poshtë.) Do të shijohen 2 verëra të ndryshme, të bardha dhe të kuqe, të shoqëruara me historinë, traditën e saj dhe mënyrën e ruajtjes dhe vjetërimit. I gjithë aktiviteti do të shoqërohet nga një instrumentist ose një grup polifonik. Kjo përvojë është miqësore për fëmijët pasi ata mund të luajnë me valle dhe të hanë ushqim të mirë. Lëngu i frutave është alternativa për ta në vend të verës.

Gjatë gjithë eksperiencës e cila do të zgjasë rreth 2 orë ju keni mundësinë të fotografoheni në mes të vreshtit, të shijoni frutat dhe të kërceni. Është gjithashtu e mundur të blini verën që keni shijuar si suvenir për miqtë.

Cmimi & Kushtet

Çmimi për të rritur: 29 Euro

Çmimi për fëmijë: 14 Euro

Të përfshira:

2 gota verë (e kuqe dhe e bardhë)
Ushqimi
Muzikë
Turne me guidë brenda vreshtit dhe kantinës

Nuk përfshihen:

Transporti
Ajo që nuk është përmendur më lart

Prenotoni