Eksperienca e peshkimit në liqenin e Pepelit

14.00


Përshkrimi

Eksperienca e peshkimit në liqenin e Pepelit

Kjo eksperiencë është e përshtatshme për të gjithë personat që kërkojnë një eksperiencë argëtuese në natyrë. Përfshin peshkim në liqen, piknik nën hijet e pemëve, lojra dhe argëtim.

Kohëzgjatja: 3 – 4 orë

Turi do të nisë nga fshati Kakavie, pjesë e Dropullit të Sipërm, e cila do të jetë edhe pika e takimit me guidën tuaj. Pas një ecje të këndshme me këmbë nëpërmjet një rrugë të ngushtë prëj 15 min, do të shfaqen tre liqenet e Pepelit vendosur njëri pas tjetrit.  Midis gjelbërimit të pemëve të larta ndodhet liqeni më i madh prej 37 Ha, ndërtuar që prej viteve 1970 si ujëmbledhëse për ujitjen e fushave të mbjella.  Ky oaz i bukur i natyrës do të jëtë destinacioni juaj.

Pasi të jeni paisur me sëtin tuaj të peshkimit, do të mësoni rreth këtij sporti të vjetër dhe do të shijoni eksperiencën vetjake me emocionet dhe sfidat e saj. Disa lloje peshqish ka në liqen të cilat janë përdorur që herët si një mjet jetese për fshatin e Pepelit.

Pas rreth një orë në liqen do të zhvendoseni nën hijet e pemëve për piknikun me produktet e zonës që Valendina ka përgatitur per ju. Lojrat dhe argëtimi do të shoqërojnë këtë eksperiencë.

 

Terma dhe kushte:

Kjo eksperiencë është e përshtatshme për të gjithë personat dhe moshat. Minimumi i grupit 5 persona, maksimumi 15 persona.

Çmimi: 1700 lekë

Informacione të tjera

Përfshihet:

Guida gjatë gjithë eksperiencës
Seti I peshkimit për secilin
Dreka piknik

Nuk Përfshihet:

Pije ekstra, transporti nga Gjirokastra

Kodi I veshjes:

Atlete të rehatshme
Bluza pambuk
Kapele
Krem dielli

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Eksperienca e peshkimit në liqenin e Pepelit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *