Fishing Experience

18.00


    Description

    Nëse jeni duke kërkuar për një experiencë argëtuese dhe shplodhëse në natyrë, atëherë merrni të dashurit tuaj dhe për cdo gjë tjetër mendojmë ne. Do të përjetoni një experiencë emocionuese dhe sfiduese peshkimi në liqen, kombinuar me piknik të shijshëm.

    Nisja do të bëhet nga qëndra e qytetit me makinë drejt fshatit të Qestoratit e cila zgjat rreth 20 min. Liqeni i vogël artificial është vendosur mes gjelbërimit dhe pamja që na serviret është befasuese. Prej vitesh funksionon si rezervuar peshkimi, I krijuar rreth viteve ’80 në funksion të vaditjes nga grumbullimi I ujit të përroit të Qestoratit dhe burimeve natyrore pranë tij. Tre lloje peshqish gjenden brenda liqenit.

    Një peshkatar profesionist do të udhëheqë eksperiencën tuaj dhe nëse është hera juaj e parë, do të mësoni teknikat e këtij sporti. Secili do të pajiset me setin e peshkimit për të shijuar peshkimin, sfidat dhe emocionet së bashku për rreth 1 orë.

    Ndërkohë gatimet e drekës piknik do të jenë gati, të përgatitura me shumë dashuri nga produktet e zonës. Ju do të angazhoheni së bashku për ti shtruar në lëndinën afër liqenit, nen hijet e pemës dhe për ti shijuar.  Pak raki dhe ujë burimi do tju freskojnë dhe do të keni mundësi për të dëgjuar rreth zonës, historisë dhe natyrës.

    Mund të zhvilloni lojra me top apo shëtitje të shkrutra para se shoqëruesi tju cojë përseri në pikën e takimit.

    Additional information

    Terms & Conditions:

    Për të rezervuar këtë eksperiencë duhet të njoftoni të paktën 1 ditë në avancë për të fiksuar orarin tuaj në kalendarin ditor.
    Si për të gjitha eksperiencat në qendrën tonë edhe në këtë rast pjesëmarrësi duhet të pranojë rregullat e sigurisë që i shpjegohen prej instruktorit menjëherë pas prezantimit.

    Necessity

    Veshja e duhur për këtë eksperiencë: pantallona të gjata (xhins), bluzë ose këmishë e thjeshtë pambuku, këpucë të mbyllura, jo atlete.

    Included:

    Transporti vajtje ardhje nga qëndra e qytetit, eksperienca e peshkimit, seti I peshkimit, peshkatari profesionist, dreka piknik.

    Not Included:

    Vizita shtesë

    Wear Code:

    Kapele për tu mbrojtur nga dielli gjatë peshkimit
    Atlete të rehatshme
    Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku
    Krem për mbrojtje nga dielli