Description
Nëse jeni duke kërkuar për një experiencë argëtuese dhe shplodhëse në natyrë, atëherë merrni të dashurit tuaj dhe për cdo gjë tjetër mendojmë ne. Do të përjetoni një experiencë emocionuese dhe sfiduese peshkimi në liqen, kombinuar me piknik të shijshëm.
Nisja do të bëhet nga qëndra e qytetit me makinë drejt fshatit të Qestoratit e cila zgjat rreth 20 min. Liqeni i vogël artificial është vendosur mes gjelbërimit dhe pamja që na serviret është befasuese. Prej vitesh funksionon si rezervuar peshkimi, i krijuar rreth viteve ’80 në funksion të vaditjes nga grumbullimi i ujit të përroit të Qestoratit dhe burimeve natyrore pranë tij. Tre lloje peshqish gjenden brenda liqenit.
Një peshkatar profesionist do të udhëheqë eksperiencën tuaj dhe nëse është hera juaj e parë, do të mësoni teknikat e këtij sporti. Secili do të pajiset me setin e peshkimit për të shijuar peshkimin, sfidat dhe emocionet së bashku për rreth 1 orë.
Ndërkohë gatimet e drekës piknik do të jenë gati, të përgatitura me shumë dashuri nga produktet e zonës. Ju do të angazhoheni së bashku për t’i shtruar në lëndinën afër liqenit, nen hijet e pemës dhe për t’i shijuar. Pak raki dhe ujë burimi do t’ju freskojnë dhe do të keni mundësi për të dëgjuar rreth zonës, historisë dhe natyrës.
Mund të zhvilloni lojra me top apo shëtitje të shkurtra para se shoqëruesi t’ju cojë përseri në pikën e takimit.